Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin që kishte ndodhur më 6 maj 2026 në fshatin Jagodë të Klinës, ku ishin përfshirë një tren udhëtarësh dhe një makinë pune.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti kishte ndodhur rreth orës 12:40, ndërsa njësitet policore kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasojë e aksidentit njё person ka pësuar lëndime tё rёnda trupore, i njëjti ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё lëndimeve tё rёnda ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se më 13 maj 2026, rreth orës 03:50, është pranuar njoftimi se personi që po trajtohej në QKUK ka ndërruar jetë.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është nën hetime nga organet kompetente.


