Një grua ka humbur jetën të hënën pasdite pasi ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë.
Sh. Mustafa, 46 vjeçare, humbi jetën pasi ra nga kati i 9-të i ndërtesës.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se rreth orës 16:20 është pranuar informata për rastin.
“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën ‘Tahir Zemaj’, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes