KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoxhaj: Me qasjen e Kurtit në dialog s’pres të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi
Politikë

Hoxhaj: Me qasjen e Kurtit në dialog s’pres të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

Bekim Morina
Bekim Morina 21:10 -20/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh deputet i PDK-së, ka thënë se me qasjen e kryeministrit Kurti në dialog, nuk pret të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjerin social Facebook, ka thënë se Kurti ka vetëm një diskurs agresiv retorik, “gjoja duke u treguar i fortë para partnerëve perëndimorë dhe duke thënë që Serbia nuk do marrëveshje.”

 “Vizita e përfaqësuesve të lartë të SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë tregon se partnerët strategjikë të Kosovës duan që dialogu të hyjë në një fazë të re, me një shpejtësi tjetër për të krijuar momentum për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë! Por, kur dëgjon qëndrimet publike të Kurtit, shihet se ai nuk ka qartësi, as vendosmëri dhe as qëllime të qarta sa i takon rezultateve në dialog! Ai nuk ka bërë as zotim serioz dhe as përkushtim të mirëfilltë ndaj dialogut!”, ka shkruar Hoxhaj.

“Kjo është politikë e blerjes së kohës dhe kjo është e dëmshme për Kosovën për arsye të matshme. SHBA, Franca, Gjermania, Italia së bashku me BE-në kanë qenë grupi i shteteve vendimarrëse për Kosovën dhe lindja e Kosovës si shtet i pavarur nuk do të ndodhte pa përkrahjen e tyre. E, edhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës varet direkt nga ta, sikurse anëtarësimi në organizata evropiane, nga Këshilli i Evropës, NATO-s, BE-së dhe më gjerë”, ka thënë tutje ish-kryediplomati kosovar.

Tutje ai  ka shkruar se marrëdhënia e Kosovës me Serbinë është e vështirë për shkak të historisë, por edhe për shkak të një politikeje armiqësore që po ndjek ende Serbia ndaj shtetit tonë!

“Mirëpo, vetëm në bashkëpunim me partnerët perëndimorë ne mund ta përmbyllim shtetësinë tonë me anëtarësim në OKB, ku, dialogu duhet t’i shërbejë Kosovës dhe jo Serbisë! Pse i duhet Kurtit besimi qytetarë, legjitim dhe pozita e kryeministrit nëse ai nuk ka guxim, vullnet dhe nuk bën asnjë veprim politik për të mbyllur tema të mëdha sikurse marrëveshja për njohje të ndërsjellë me Serbinë?!”, ka shkruar Hoxhaj.

Gjithashtu lexoni:

Sot tentimi i 21-të për ta konstituar Kuvendin e Kosovës

Kallas përsërit mesazhin: Qeveria të formohet sa më shpejt

Kurti mori pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të themelimit të institucionit shkollor Kosovo Leadership Academy dhe ceremoninë e diplomimit të nxënësve

Besimi në hijet e dyshimit – mesxhidet jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame

Osmani takon delegacionin e Kongresit Amerikan në Dayton, theksohet thellimi i bashkëpunimit me SHBA-në

Bekim Morina 20/01/2023 20/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
9°C
Pristina
light rain
9° _ 8°
91%
1 km/h
Sun
14 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
19 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Polici kosovar në Mitrovicë të Jugut pranon mesazhe kërcënuese në gjuhen serbe në rrjetet social
09:58 -25/05/2025
Sot tentimi i 21-të për ta konstituar Kuvendin e Kosovës
09:34 -25/05/2025
Bizneset pa marrëveshje me operatorë energjetikë
23:12 -24/05/2025
Politikani izraelit largohet me forcë nga parlamenti pasi foli për krimet në Gaza
23:09 -24/05/2025
PSG fiton Kupën e Francës në triumfin bindës përballë Reims
23:06 -24/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?