KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoxhaj fajëson qeverinë që Kosova s’u bë shtet me të drejta të plota në OIF
Politikë

Hoxhaj fajëson qeverinë që Kosova s’u bë shtet me të drejta të plota në OIF

Kosova News
Kosova News 22:33 -16/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë duke thënë se paaftësia e saj është shkak që Kosova s’ka arritur të bëhet shtet me të drejta të plota në Organizatën Botërore të Frankofonisë (OIF).

Hoxhaj u shpreh krenar që gjatë mandatit të tij të parë si ministër i Jashtëm, Kosova u pranua si anëtare vëzhguese e organizatës së lartcekur.

“Krenar që gjatë mandatit tim të parë si Ministër i Jashtëm, Kosova u pranua si anëtare vëzhguese e Organizatës Botërore të Frankofonisë (OIF), para 10 vitesh, në nëntor të vitit 2014 në Senegal të Afrikës! Kjo arritje u përmbush pas një pune të madhe lobuese jashtë vendit për disa vite në Evropë, Afrikë dhe Azi, së bashku me përmbushjen e kritereve të domosdoshme brenda vendit!”, ka shkruar ai në Facebook.

Hoxhaj ka thënë se ende e ka në mendje gëzimin e fitores së Kosovës kundër Serbisë, Rusisë dhe kundërshtarëve të tjerë.

“Një fitore e rëndësishme, ku Kosova, së bashku me Meksikën, u bë pjesë e kësaj organizate që ka 88 shtete anëtare me një gjeografi globale. Ende kam në mendje gëzimin e fitores sonë kundër Serbisë, Rusisë dhe kundërshtarëve të tjerë, të cilët lobonin kundër Kosovës deri në minutat e fundit para votimit dhe vendimit. 21 vende që ende nuk e kishin njohur Kosovën mbështetën anëtarësimin e saj, një fakt që bëri që presidenti i atëhershëm serb, Nikolić, të anulonte pjesëmarrjen e tij në Samit”, ka shkruar ai.

Ish-ministri i Jashtëm ka theksuar se qeveria aktuale ia ka humbur Kosovës jo vetëm aftësinë për ndonjë anëtarësim në ndonjë organizatë, por as nuk është në gjendje ta avancojë statusin e saj aty ku është anëtare.

“Para disa muajsh Kosova ka kërkuar dhe aplikuar për t’u bërë shtet me të drejta të plota, meqë Frankofonia ka shtete anëtare vëzhguese, të asociuara dhe anëtare të plota. Aplikimi i Kosovës nuk ka arritur të sigurojë mbështetje në Samitin e Parisit, çka tregon se qeveria aktuale ia ka humbur Kosovës jo vetëm aftësinë për ndonjë anëtarësim në ndonjë organizatë, por as nuk është në gjendje ta avancojë statusin e saj aty ku është anëtare!”, ka shkruar ai.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kosova News 16/11/2024 16/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Sot në Kosovë temperatura deri në 38°C, apel për kujdes nga të nxehtit
08:47 -05/08/2026
Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
08:45 -05/08/2026
Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?