KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën
Politikë

Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

KosovaNewss
KosovaNewss 21:44 -19/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, ku është rikonfirmuar mbështetja e palëkundur e Shqipërisë për Kosovën.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se biseda ishte e ngrohtë dhe miqësore, ndërsa theksoi marrëdhënien vëllazërore dhe lidhjen e veçantë mes dy vendeve.

Ai nënvizoi se Kosova mbetet një prioritet i përhershëm dhe i padiskutueshëm i politikës së jashtme të Shqipërisë, duke shtuar angazhimin për thellimin e partneritetit strategjik dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Hoxha vlerësoi gjithashtu zhvillimet e fundit në raportet me Bashkimin Evropian, përfshirë heqjen e masave kufizuese, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të Kosovës në rrugën evropiane, me pritshmëri për hapa të tjerë pozitivë, si marrja e statusit të vendit kandidat.

Gjatë bisedës, të dy palët u dakorduan për riaktivizimin e mekanizmave të përbashkët institucionalë dhe avancimin e projekteve madhore në fusha si ekonomia, infrastruktura, arsimi, kultura, siguria dhe diplomacia.

Ministri shqiptar theksoi gjithashtu mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përfshirë zgjerimin e njohjeve dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Në fund, Hoxha ritheksoi se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me Kosovën, në funksion të një vizioni të përbashkët për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit.

Gjithashtu lexoni:

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

KosovaNewss 19/03/2026 19/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?