KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoxha, pas takimit me Marta Kos në Dublin: Shqipëria ruan ritmin drejt BE-së
Rajon

Hoxha, pas takimit me Marta Kos në Dublin: Shqipëria ruan ritmin drejt BE-së

Kosova News
Kosova News 18:39 -03/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme që po mbahet në Dublin.

“Kënaqësi të takohem dhe të bisedoj me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që zhvillohet gjatë këtyre dy ditëve në Dublin. Nuk do të humbasim kurrë asnjë shans për të qenë të pranishëm kudo që flitet për zgjerimin, për të paraqitur modelin e Shqipërisë; dhe kudo që zgjerimi është në axhendë, Marta Kos është aty për ta çuar procesin përpara”, u shpreh Hoxha në një postim në X.

Gjatë takimit, u shkëmbyen mendime mbi dinamikën aktuale të procesit të anëtarësimit, perspektivat e tij dhe rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave.

“Për Shqipërinë, objektivi mbetet i qartë: të ecim përpara me vendosmëri dhe të mbyllim sa më shumë kapituj negociues të jetë e mundur këtë vit, duke vazhduar të zbatojmë reformat dhe angazhimet. Ne mbetemi plotësisht të përqendruar në punën përpara dhe të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave”, theksoi ministri.

Ai nënvizoi se zgjerimi ka të bëjë me “meritën, momentumin dhe rezultatin”, duke shtuar se “Shqipëria është gati për të treja”.

Takimi në Dublin u cilësua si një mundësi e rëndësishme për të riafirmuar angazhimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe për të theksuar vendosmërinë për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit.

Gjithashtu lexoni:

Alarm për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia del me njoftim

Maqedonia e Veriut ndalon 27.5 tonë qumësht nga Kosova, u gjetën nivele të larta të aflatoksinës

Mishi brazilian jashtë tregut shqiptar, nga 3 shtatori ndalohet importi, përjashtohen porositë e bëra më herët

Vriten me armë zjarri babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

Aksident ujor mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun, humb jetën një 24-vjeçar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?