KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoxha mbajti një takim me drejtorët rajonalë dhe komandantët e stacioneve policore
Siguri

Hoxha mbajti një takim me drejtorët rajonalë dhe komandantët e stacioneve policore

Kosova News
Kosova News 16:42 -08/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, me 8.11.2024, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues, realizuan një takim zyrtar me drejtorët e drejtorive rajonale dhe komandantët e stacioneve policore.

Qëllimi i këtij takimi ishte i një rëndësie të veçantë, ku përveç prezantimit dhe analizimit të raportit nëntëmujor të këtij viti i cili pasqyronte rezultate pozitive dhe ulje të numrit të përgjithshëm të rasteve, u diskutuan edhe planet strategjike, objektivat specifike si  dhe aktivitetet policore të cilat burojnë nga plani zhvillimor strategjik i PK-së, përfshirë strategjinë e Policimit të Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policisë në Bashkësi.

Drejtori Hoxha nga të pranishmit kërkoi që të zbatohen në përpikëri planet dhe objektivat strategjike policore si dhe synimet e planifikuara, e të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në:

-përmirësimin dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, 

-rritjen e bashkëpunimit dhe qasjen më proaktive me komunitetin përmes zyrtarëve sektorialë, 

-menaxhimin e situatës së sigurisë në vend, me theks të veçantë në veri të vendit,  

-parandalimin, hetimin  dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, 

-luftën kundër korrupsionit,

-uljen e shkallës së krimit të të gjitha formave, 

-parandalimin, hetimin dhe uljen e rasteve të dhunës në familje, 

-ngritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve,

-rritjen e performancës, integritetit, mbikëqyrjes më efikase dhe disiplinës në punë,

-ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore  dhe fetare,

-trajtimin e rasteve të nxitjes së urrejtjes ndëretnike,

-identifikimin e nevojave të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike etj. 

Ndër të tjera drejtori Hoxha theksoi se përmes zbatimit të ligjit, menaxhimit sa më efikas të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, mbikëqyrjes së performancës së zyrtarëve policorë, mund të arrihen rezultate edhe më pozitive në shumë sfera policore.

Ky takim, i cili ishte i një përbërje mjaft të gjerë, rezultoi me zotimin për angazhime shtesë nga të gjithë të pranishmit, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe të vendit.

Gjithashtu lexoni:

Përfundoi seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak, palët kanë 30 ditë afat për ankesë

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Kosova News 08/11/2024 08/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit
13:46 -31/07/2026
Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit
13:18 -31/07/2026
Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve
12:57 -31/07/2026
LVV-ja pritet të takohet me Abdixhikun, “s’ka marrëveshje në parim me LDK-në”, thotë Nagavci
12:31 -31/07/2026
A pritet të ketë marrëveshje me LDK-në, flet Haxhiu
12:00 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?