Analisti politik, Dibran Hoxha, ka thënë se kryeministri i Kosovës është i pakorruptueshëm por po shantazhohet nga bashkësia ndërkombëtare me Asociacionit.
“Kurti nuk është i korruptueshëm… nuk është i padijshëm. Shantazhi është Asociacioni. Kurti është i mbështetur për muri me të gjitha manovrat. Nëse ti kish pas qëllimet e sinqerta dhe do të rezistonte unë do isha me të”, tha ai.
Tutje ai tha se qasja e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk është e balancuar.
“Qasja e ndërkombëtarëve me i thënë Serisë zbatoje marrëveshjen e me i thënë Kosovës po e shqyrtojmë partneritetin, nuk është e balancume”, tha ai.