KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hovenier: Qeveria duhet ta miratojë draftin për Asociacionin dhe ta dërgojë në Kushteutese
Politikë

Hovenier: Qeveria duhet ta miratojë draftin për Asociacionin dhe ta dërgojë në Kushteutese

Kosova News
Kosova News 20:15 -07/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

SHBA-ja dhe BE-ja janë duke kërkuar nga Kosova që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit. Megjithatë pas propozimit të Draftit Evropian, hapin e radhës pritet të bëjë Kurti.

Megjithatë duket se nisja e punës për Asociacionin po varet nga diskutimet që po bëhen në Bruksel për planin e sekuencimit, pra se cila palë do të nis zbatimin e marrëveshjes dhe çka do të implementojë.

Megjithatë ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një intervistë për RTV 21 ka potencuar se është një hap i rëndësishëm në gjithë këtë proces, që Qeveria e Kosovës t aprovojë Draft-Statutin Evropian dhe t’i hapë rrugë më pas dërgimit në Gjykatë Kushtetuese.

“Ne besojmë se kjo qeveri duhet ta miratojë, disi, draftin statutin e ofruar dhe ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese në një mënyrë që Gjykata pajtohet që i jep asaj juridiksion, kështu që Gjykata më pas mund të zbatojë rishikimin e kushtetutshmërisë së tij, që është një hap i rëndësishëm në këtë proces”, ka thënë Ambasadori amerikan të martën.

Përveç planit të sekuencimit, liderët e Kosovës kanë përmendur edhe formalizimin e Marrëveshjes si një parakusht për nisjen e procedurave për zbatimin e saj.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se dërgimit të Draftit në Kushtetuese duhet t’i paraprijë pjesa e formalizimit të marrëveshjeve.

“Kurdo që ky draft, pas formalizimi të marrëveshjeve, pas procedurave të formalizimit të marrëveshjeve, shkon në Kushtetuese, atëherë secili prej nesh si institucione do të kemi mundësinë që të tregojmë argumentet tona pse mendojmë se dispozita të caktuara mund të krijojnë probleme dhe sfida të mëdha gjatë zbatimit”, ka thënë presidentja Osmani.

Ndërkohë me formalizim dhe nënshkrim të Serbisë tashmë Kosova po e kushtëzon edhe takimin e nivelit të lartë Kurti-Vuçiq, meqë po konsiderojnë se pa  pasur gatishmëri nga Serbia për nënshkrim dhe për implementim të Marrëveshjes nuk ia vlen të organizohet një takim i tillë nga i cili do të krijoheshin pritje.

Nga BE lidhur me këtë kushtëzim të Kosovës, kanë thënë se për Brukselin zyrtar Marrëveshjes janë ligjërisht obligative dhe se palëve një gjë e tillë u është kumtuar disa herë

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera

Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar

Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime

Kosova News 07/02/2024 07/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera
23:45 -19/06/2025
Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike
22:34 -19/06/2025
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?