Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka cilësuar si produktiv takimin e kryeministrit Albin Kurti me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.
Hovenier, duke komentuar takimin e sotëm të kryeministrit Kurti dhe Ndihmës Sekretarit amerikan, përmes një postimi në platformënn “X”, tha se ShBA pret nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Ndryshe, në takimin që pati O’Brien sot me kryeministrin Kurti në Gjermani, tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.
“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e zotimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Me kryeministrin e Kosovës Kurti sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm”, ka shkruar O’Brien, duke folur për takimin me kryeministrin e Kosovës.
🇺🇸supports Kosovo's path to Euro-Atlantic integration. To move forward, we need implementation of EU-facilitated Dialogue commitments, including urgent progress on the Association of Serb-majority Municipalities. I discussed the positive steps needed with Kosovan PM Kurti today. pic.twitter.com/aCXTVssVFD
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) April 24, 2024