Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, të premten ka vizituar Universitetin e Prizrenit, ku ka mbajtur një diskutim me studentët e këtij universiteti lidhur me sundimin e ligjit sigurinë dhe politikën e jashtme.
“Më pëlqente të angazhohesha me studentët dhe stafin dhe të takoja amerikanët që mësonin në universitet”, ka shkruar ambasadori Hovenier në facebook.
Më pas Hovenier takoi kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj me të cilin bënë hapjen zyrtare të Këndit të ri Amerikan në këtë qytet.
Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Prishtinë:


