KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hovenier: Lufta kundër korrupsionit kërkon bashkim e partneritet të të gjithë hisedarëve
Politikë

Hovenier: Lufta kundër korrupsionit kërkon bashkim e partneritet të të gjithë hisedarëve

Kosova News
Kosova News 15:51 -07/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të “Javës kundër korrupsionit 2022”, ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, deklaroi se shteti që ai përfaqëson, e ka si element thelbësor luftën kundër korrupsionit.

Në tribunën “Fol Hapur” të organizuar nga “Lëvizja Fol”, ambasadori amerikan rikujtoi se vitin e kaluar, presidenti Joe Biden, nxori studim kombëtar për luftën kundër korrupsionit.

“Korrupsioni ndikon në shoqëri, ngadalëson rritjen ekonomike dhe pengon çuarjen përpara të normave demokratike”, tha diplomati amerikan.

Ai u shpreh se korrupsioni ndihmon në financimin e krimeve.

 “Mendojmë se është e rëndësishme puna me partnerët ndërkombëtarë në luftë kundër korrupsionit”, tha ai.

“Angazhimi i SHBA-së është të kërkojë llogari për aktorët e korruptuar”.

Hovenier tha se shoqëria civile luan rol të jashtëzakonshëm për ndërtim të demokracive funksionale.

“E çmojmë shumë shoqërinë civile në Kosovë për punën që bën për ta luftuar korrupsionin”, tha ai.

“Lufta kundër korrupsionit nuk është se bëhet vetëm një herë, por është proces afatgjatë, sepse të gjithë duhet bërë bashkë në këtë luftë si qeveria, shoqëria civile, gazetarët, gjykata etj”.

Ambasadori Hovenier deklaroi se një luftë e tillë, që të bëhet më efikase, duhet që secili segment i shtetit të funksionojë si duhet, si gjykata, policia, shoqëria civile etj.

Të hënën, me 5 dhjetor 2022, filloi “Java kundër korrupsionit 2022”.

Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile “Bashkë kundër Korrupsionit”, edhe këtë vit kanë organizuar “Javën kundër korrupsionit 5- 9 dhjetor 2022”.

Gjatë kësaj jave po realizohen aktivitete të ndryshme që për synim kanë sensibilizimin kundër korrupsionit.

Pjesë e këtij koalicioni të organizatave joqeveritare në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022” janë 6 organizata: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus.

Gjithashtu lexoni:

Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës

Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Kosova News 07/12/2022 07/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës
15:44 -17/07/2026
Zhvillimi i garave automobilistike mbyllet segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë
15:35 -17/07/2026
Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit
15:08 -17/07/2026
Ministria e Shëndetësisë hap tender prej mbi 5 milionë eurosh për furnizim me barna për sëmundje të rralla
14:58 -17/07/2026
Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit
14:42 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?