KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori i ShBA-së i kërkon më shumë angazhim sistemit të drejtësisë në Kosovë për luftimin e krimit të organizuar dhe dhunës seksuale
Siguri

Ambasadori i ShBA-së i kërkon më shumë angazhim sistemit të drejtësisë në Kosovë për luftimin e krimit të organizuar dhe dhunës seksuale

Kosova News
Kosova News 12:24 -24/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori Jeffrey Hovenier në konferencën për javën për të drejtat e viktimave të krimit, ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë mund të bëjë më shumë në trajtimin efikas të viktimave të krimit, me theks të veçantë për viktimat e dhunës në familje, dhunës seksuale dhe viktimat e trafikimit me njerëz.

Ambasadoir Hovenier tha se institucionet relevante të drejtësisë ekzistojnë për të siguaruar se ka drejtësi, dhe se kjo javë jo vetëm që rritë ndërgjegjësimin për viktimat e krimit, por edhe reflektimin mbi përpjektjet e institucioneve që të ndërmarrin veprime që të gjtha viktimat të marrin shërbimet e duhura, duke shtuar se shumë shpesh shfaqen pabarazi dhe abuzime të shumëfishta, pikërisht ndaj këtyre grupeve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Fillimisht, ne duhet të jemi në gjendje që t’i dëgjojmë këto viktima, sepse këta pjesëtarë janë caqe të cenimit të krimeve, trafikimit, dhe shpesh nuk jemi të përgatitur t’i dëgjojmë këta persona, pa i dëgjuar, nuk mund t’i ndihmojmë”, ka thënë Hovenier.

Ambasadori theksoi se ka shumë gjëra për të cilat institucionet e Kosovës mund të lavdërohen për garantimin e të drejtave të viktimave të krimit, pasi kjo është kodifikuar edhe me Kodin e ri të Procedurës Penale të Kosovës, duke shtuar se kjo tregon përkushtimin e institucioneve.

- Reklamë -

Ai tha se sidomos trajnimi i prokurorëve në fushën e dhunës në familje, raste të trafikimit me qenie njerëzore dhe të rasteve të dhunës në familje, është praktika më e mirë për shumë arsye, pasi është esenciale kemi prokurorë me ekspertizë të specializuar, për sfidat që paraqiten në drejtësi për këto viktima.

Ne i mbështesim të gjitha këto përpjekje si dhe të gjitha aktivitetet e organizuara gjatë kësaj jave”, ka thënë ambasadori Hovenier.

Ai deklaroi se sistemi i drejtësisë mund të bëjë edhe më shumë për viktimat e krimit.

“Unë nuk po e përfaqësoj sistemin amerikan të drejtësisë si të përsosur, sepse edhe ne kemi probleme, por duhet të përkushtohemi për të ju dhënë zë atyre që nuk kanë zë, e që janë bërë viktima të veprimeve kriminale të dikujt tjetër”, ka shtuar Hovenier.

I njëjti shtoi se është shumë e rëndësishme që kriminelët të mbahen pergjëgjës, personat që kanë shkaktuar dhunë në familje, dhunë seksuale apo trafikim.

“Ju kërkojmë institucioneve të zbatimit të ligit që të bashkëpunojnë dhe të ju japin përparësi ndjekjeve penale të dhunës në familjes dhe dhunës në bazë gjinore sepse këtu mund të aplikohen fillimisht mjete për vlerësimin e rrezikut”, ka shtuar Hovenier.

Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kërkuar nga organet e drejtësisë që java për të drejtat e viktimave të krimit të shërbejë jo vetëm si moment reflektimi, por edhe si nxitje e madhe që të gjitha institucionet të punojnë së bashku me përkushtim të shtuar në parandalimin dhe ndëshkimin pakompromis të kryerësve të veprave kundër integritetit seksual dhe çdo vepre tjetër penale.

Osmani jep kritika për sistemin e drejtësisë: Dora e ligjit të bie pamëshirshëm mbi kriminelët

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 24/10/2022 24/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?