KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hovenier: Ka zotime nga Kosova për ta çuar përpara Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Politikë

Hovenier: Ka zotime nga Kosova për ta çuar përpara Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Kosova News
Kosova News 23:02 -18/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ka zotime nga ana e Kosovës për të shtyrë përpara asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, 24 shtatori e bëri të qartë se sa urgjente është të arrihet implementimi i plotë i marrëveshjes së mes Kosovës dhe Serbisë TË arritur në shkurt dhe të aneksit të implementimit, që u arrit në mars.

“Unë mendoj se 24 shtatori nënvizoi dhe e bëri shumë të qartë se sa urgjente është që të lëvizet para me këtë punë të rëndësishme që të arrihet implementimi i plotë nga të dyja palët, për të gjitha zotimet në marrëveshjen bazë dhe aneksin e implementimit. Ka shumë angazhime të mira në këtë marrëveshje themelore. Ato përfshijnë gjëra si shmangja e përdorimit të forcës, zgjidhja e probleme përmes mënyra paqësore, respekt për kufijtë e njëri-tjetrit. Ka zotime edhe në anën e Kosovës, lidhur me shtyrjen përpara të asociacionit të komunave me shumicë serbe, si një mjet për të adresuar shqetësimet e komunitetit etnik serb këtu. Ne po ashtu mendojmë se kjo është shumë e rëndësishme dhe urgjente”, tha Hovenier në ATV

Për ditët e ardhshme, ai paralajmëroi një vizitë të rëndësishme në Kosovë, për të cilën thotë se është reflektim i seriozitetit me të cilin SHBA-të dhe partnerët tanë evropianë në BE e shohin situatën aktuale.

“Një vizitë shumë e rëndësishme do të bëhet, ashtu siç kemi diskutuar, dhe mendoj se është reflektim i seriozitetit me të cilin Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë evropianë në BE e shohin situatën aktuale. Ne duam të shohim progres të vërtetë. Jo në negocimin e zotimeve të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por të shohim që marrëveshja e arritur në shkurt dhe implementimi i aneksit në mars, të zbatohen plotësisht nga të dyja palët. Mendoj se kjo vizitë e radhës do të jetë manifestim i rëndësisë që kjo të realizohet”, tha Hovenier.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?