KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hovenier falënderon Blinken për mesazhin prekës në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Politikë

Hovenier falënderon Blinken për mesazhin prekës në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Kosova News
Kosova News 21:53 -22/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për fjalimin e tij në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet në Prishtinë.

Hovenier, përmes një postimi në Twitter, tha se Blinken në fjalimin e tij nderoi më së miri trashëgiminë e Sekretares së ndjerë, Madaline Albright, duke avancuar parimet e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Faleminderit Sekretarit Blinken për mesazhin e tij prekës gjatë sesionit kryesor të #WPSRKS2022. Siç ndan Sekretari Blinken në mesazhin e tij, ne mund ta nderojmë më së miri trashëgiminë e Sekretares Albright duke avancuar parimet e WPS dhe duke qenë të vërtetë ndaj vlerave tona”, ka shkruar Hovenier në Twitter, transmeton KosovaNews.

Sekretari amerikan i shtetit, Anhony Blinken duke iu drejtuar të pranishmëve në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me një video-mesazh, theksoi se ish sekretarja Albright kishte luftuar për të drejtat e grave në të gjitha aspektet, ndërsa përmendi faktin se Kosova deri tani ka dy gra presidente.

- Reklamë -

Ai përmes një video-mesazhi po ashtu përmendi luftën në Kosovë, duke cituar ish sekretaren se “ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme”.

“…Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme, ndërmjet mostolerancës së dhunshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut, mes tiranisë dhe demokracisë….”, tha ai, duke cituar ish sekretaren amerikane.

Më tej sekretari Blinken foli edhe për ndërhyrjen e NATO-s.

“Ne fituam sepse aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë. Kauza jonë ishte e drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës” u shpreh Blinken, gjersa citonte fjalët e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.

Blinken: Lufta në Kosovë ishte përballje mes tiranisë e demokracisë, fituam sepse aleanca ishte e fortë

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Kosova News 22/10/2022 22/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sat
20 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?