KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoti shtron disa pyetje për Kurtin lidhur me Ekipin Menaxhues për Asociacionin – ekip ky që mori detyrën gjatë qeverisjes së LDK-së
Politikë

Hoti shtron disa pyetje për Kurtin lidhur me Ekipin Menaxhues për Asociacionin – ekip ky që mori detyrën gjatë qeverisjes së LDK-së

KosovaNewss
KosovaNewss 15:33 -12/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se ne bazë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, drafti i parë i statutit të Asocicaionit duhej të përpilohej nga një ekip menaxhues prej katër serbëve bashkë me Ministrinë e Pushtetit Lokal, OSBE-në dhe BE-në.

Megjithatë sipas tij, kryeministri Albin Kurti detyrën e përgatitjes së këtij drafti ua ka lënë në dorë vetëm katër serbëve, pa e përfshirë MAPL-në, OSBE-në dhe BE-në.

Deputeti Hoti thotë se vetëm kryeministri Kurti e di se pse ka lejuar që propozimin për draftin ta propozojë një ekip i tillë.

Ai ka drejtuar edhe disa pyetje në adresë të kryeministrit Albin Kurti.

“1. Përse Kurti nuk e kundërshtoi këtë veprim?

2. Përse nuk kërkoi që drafti i statutit të përgatitej sipas procedurës së dakorduar qysh më 2013?

3. Përse Kurti nuk po e shpall të pavlefshme punën e atij ekipi menaxhues duke qenë së është punuar jashtë procedurave të parapara me marrëveshje?

4. Përse nuk e cakton ekipin e ri përmes Ministrit Krasniqi dhe të sigurohet se vetë Ministri Krasniqi merr pjesë në draftimin e statutit bashkë me OSBE-në dhe BE-në?

Unë nuk besoj që ai draft do të përfundonte në tavolinën e bisedimeve më 2 maj 2023 pa dakordimin e Kurtit. Për çfarë tjetër është dakorduar Kurti?!”, ka shkruar mes tjerash Hoti.

Ndërkaq Qeveria Kurti II, në fillim të këtij muaji, respektivisht më 3 maj ka shkarkuar këtë Ekip menaxhues. Vetë ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka liruar nga detyra Ekipin Menaxhues për hartimin e draftstatutit për Asociacionin e Komunave më shumicë serbe në Kosovë.

“Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujiqiq, Jelena Boloviq, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq”, pati njoftuar Krasniqi.

Ekipi ishte i kryesuar nga Danijela Vujiçiq, e cila është aktualisht deputete e Kuvendit të Serbisë.

Kujtojmë se vendimi i parë për themelimin e këtij Ekipi ishte marrë në qershor të vitit 2013, gjatë Qeverisë së Hashim Thaçit. Vendimi i dytë ishte marrë në qershorin e 2016-s, gjatë qeverisjes nga Isa Mustafa, kurse i treti në shtator të 2020-s, gjatë Qeverisë së Avdullah Hotit.

Shkarkimi i sotëm i katër serbëve të ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit- morën detyrën gjatë Qeverisë Thaçi, Mustafa dhe Hoti (DOKUMENTE)

Për shkarkimin ditë më parë foli edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka deklaruar se ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe e ka përfunduar misionin dhe funksionin e tij.

“Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionon e vet, andaj ne nuk kemi më arsye ta dëgjojmë ekipin menaxhues që çka pati për të thënë e tha në Bruksel më 2 maj. Edhe lirimi nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshme”, ka thënë ai.

Shkarkimi i Ekipit për Asociacionin, flet kryeministri Kurti: Përfundoi misionin dhe funksionin e vet, s’kemi më arsye ta dëgjojmë

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

KosovaNewss 12/05/2023 12/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?