KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoti për mosemërimin e një anëtari të Trustit: Shkelje që s’duhet të kalojë pa përgjegjësi
Politikë

Hoti për mosemërimin e një anëtari të Trustit: Shkelje që s’duhet të kalojë pa përgjegjësi

Kosova News
Kosova News 11:52 -29/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është bërë një vit që kur Bordi i Trustit Pensional ka mbetur pa anëtar nga radhët e sindikatave.

Ai thotë se kjo përbën shkelje ligjore dhe se duhet të mbahen përgjegjës ata që shkelën ligjin.

“Mosemërimi për gati një vit i anëtarit nga sindikatat në Bordin e Trustit Pensional është shkelje ligjore, që nuk duhet të kalojë pa dhënë përgjegjësi nga shkelësit e ligjit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti si përgjegjës për këtë e konsideron guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, ministrin e Financave si dhe auditoren e Përgjithshme duke thënë se është “neglizhencë e qëllimshme”.

“Këta tre zyrtarë të lartë të shtetit, që përfaqësojnë shtyllat e institucioneve që menaxhojnë e mbikëqyrin çështjet ekonomike e financiare në Kosovë, e kanë neglizhuar obligimin e tyre ligjor që punëtorët të kenë përfaqësuesin e tyre në Bordin e që menaxhon kursimet e tyre pensionale. Kjo neglizhencë nuk ka si të mos jetë e qëllimshme. Gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie, sindikatat janë luftuar e janë neglizhuar. Ato nuk janë marrë parasysh në përgatitjen e ligjit të pagave, e as të ligjit për zyrtarët publik. Të dyja këto ligje kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese dhe është dashur të ndryshohen”.

Sipas tij, të drejtat sindikale në Kosovë janë nëpërkëmbur nga Qeveria Kurti në vazhdimësi.

“Reagimi i fundit i IKD-së është dëshmi shtesë për këtë. Një anëtar i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale, i cili përfaqëson punëtorët dhe vjen nga sindikatat, nuk u emërua asnjëherë. Fillimisht, Trusti u la pa bord për disa muaj, ku për pasojë miliarda euro mbetën pa menaxhim adekuat. Kur u emërua bordi para gati një viti, nuk u përfshi edhe anëtari nga sindikatat. Arsyet që u dhanë për këtë ishin se asnjëri nga aplikantët nuk i plotësonte kushtet ligjore. Nga ajo kohë nuk është rishpallur konkursi”.

Tutje Hoti thotë se gjatë mandatit të kësaj qeverie ka rënë organizimi sindikal.

“Kjo dëshmohet nga përgjysmimi i pagesave të anëtarësisë në sindikata, që ka ardhur nga presioni i qeverisë ndaj sindikatave në nivele të ndryshme të organizimit sindikal dhe në forma të ndryshme. Sindikatat sot kanë të drejtë të padisin shtetin dhe këta tre zyrtarë për shkelje të ligjit. Neglizhenca për zbatim të ligjit është shkelje e ligjit, dhe shkelja e ligjit është vepër penale”.

Gjithashtu lexoni:

Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë

Më 17 shtator nis votimi me postë për zgjedhjet lokale

Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme, MPJD me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës në Izrael

Abrashi: Paralizimi institucional nuk i duhet Kosovës, Albulena Haxhiu nuk është problemi

Albulena Haxhiu për Qeverinë e Unitetit: Nuk e kam të qartë saktësisht çfarë po kërkon LDK-ja

Kosova News 29/05/2024 29/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë
13:07 -13/06/2025
Më 17 shtator nis votimi me postë për zgjedhjet lokale
12:46 -13/06/2025
Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme, MPJD me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës në Izrael
12:38 -13/06/2025
Abrashi: Paralizimi institucional nuk i duhet Kosovës, Albulena Haxhiu nuk është problemi
12:21 -13/06/2025
Albulena Haxhiu për Qeverinë e Unitetit: Nuk e kam të qartë saktësisht çfarë po kërkon LDK-ja
12:18 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?