KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoti kritika ndaj Qeverisë: Pas rritjes së çmimeve, pushteti u kujdes vetëm për një pjesë të bizneseve
Politikë

Hoti kritika ndaj Qeverisë: Pas rritjes së çmimeve, pushteti u kujdes vetëm për një pjesë të bizneseve

Kosova News
Kosova News 11:41 -13/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar edhe sot Qeverinë se nuk ka marr masa për të ndihmuar qytetarët për t’u përballur me rritjen e çmimeve.

Sipas Hotit, që një kohë ishte edhe kryeministër i vendit deri sa Kushtetuesja konstatoi si mori postin jashtëligjshëm), Qeveria është kujdesur vetëm për një pjesë të bizneseve.

“Por, pushtetarët u kujdesën për një pjesë të bizneseve – ato biznese që kanë kontrata me shtetin për investime kapitale. Kuvendi e miratoi ligjin diskriminues për punët publike, me të cilin bizneset mund të rrisin çmimin e kontratave me shtetin deri në 20% për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas tij në Kosovë masat substanciale për tu përballur me inflacionin nuk shihen askund, me përjashtim, siç ka thënë ai, të shtesave në pensione dhe asistencë që janë të përkohshme. “Tatimi në Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe akciza nuk u ulën, jo se nuk ishte e përballueshme për buxhetin, por për shkak se ishte propozuar opozita (nga LDK-ja). Si rezultat i inflacionit, shteti inkasoi shumë më tepër të hyra, të cilat nuk i shpenzoi dhe, si rezultat, ato u zhvlerësuan së paku për 12%”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij sikur të uleshin ngarkesat tatimore dhe akciza në naftë, atëherë efektet do t’i ndienin të gjithë pa përjashtim. “Nuk do të kishte pasur nevojë për këtë ligj diskriminues. Nuk do të ishin mbledhur mjete pa nevojë në buxhet, të cilat po zhvlerësohen”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij vendet e tjera për të ulur barrën për qytetarë, rritën pagat për normën e inflacionit, i ulën ngarkesat tatimore, i ndihmuan qytetarët pa përjashtim në përballimin e kostos së jetesës e në veçanti subvencionuan çmimin e gazit dhe naftës, çmimet e të cilave sipas Hotit, u rritën më së shumti dhe ndikuan në rritjen e të gjitha çmimeve të tjera.

Sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vlera mesatare e inflacionit në Kosovë gjatë vitit 2022 ishte 12%.

“Inflacioni mesatar në dhjetor 2022 arriti në 12%, por për disa mallra dhe shërbime elementare, ku shpenzohet shumica e buxhetit familjar, arriti në: 47% për shpenzime të transportit, 39% për lëndë djegëse, 31% për vajra dhe yndyra, 28% për qumësht, djathë e vezë, 21% për bukë e drithëra, 20% për mish, 18% për sheqer etj”, ka shkruar Hoti.

Gjithashtu lexoni:

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Kosova News 13/01/2023 13/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia
15:42 -25/07/2026
Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë
15:09 -25/07/2026
Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb
15:08 -25/07/2026
Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit
14:35 -25/07/2026
Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano
14:07 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?