Një grua është arrestuar të dielën në Fushë-Kosovë pasi në mënyrë të kundërligjshme, nga lokali i saj i ka larguar vulat e vendosura nga inspektorati kompetent.
Policia ka njoftuar të hënën se arrestimi i saj ka ndodhur në mbrëmje.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.


