KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Historiku i barrikadave në veri të Kosovës
Pa kategori

Historiku i barrikadave në veri të Kosovës

Kosova News
Kosova News 13:15 -02/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendimet e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, gjithnjë kanë ngjallur reagime te qytetarët serb në veri të Kosovës. Kryesisht këto reagime kanë qenë me vendosjen e barrikadave. Por, nuk kanë munguar as protestat e dhunshme, si dhe sulmet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Barrikadat e para të ngritura nga serbet në Mitrovicën e Veriut u regjistruan në vitin 2011 në shenjë proteste për të kundërshtuar vendosjen pushtetit në këtë pjesë të Kosovës.

Tre vite pas pavarësisë


Në korrik të vitit 2011 policia e Kosovës, për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 niset për të vendosur kontrollin mbi pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në Veri të Kosovës, në kufi me Serbinë. Ky aksion i policisë së Kosovës, i aprovuar nga kryeministri i asaj kohe Hashim Thaçi, rezultoi me vendosjen e shumë barrikadave në pjesën veriore të vendit nga qytetarët serb. Gjatë këtij aksioni humbi jetën edhe një pjesëtar i njësisë speciale, Enver Zymberi. Ndërkohë, pikës kufitare në Jarinje u vu flaka. Zbatimi i masës së reciporcitet ndaj Serbisë, për vulat doganore ishte arsyeja e këtij aksioni.

Ekstremistët serb ia vënë flakën pikës kufitare në Jarinje në vitin 2011.     Foto: Reuters

Barrikada mbi urën e Mitrovicës

Të indinjuar për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në veri të Kosovës, qytetarët serb për tre vite rresht e bllokuan urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, (2011-2014). Përveç kësaj barrikade me zhavorr e gurë, ata kishin bllokuar edhe lagje tjera brenda pjesës së mbetur të Mitrovicës së Veriut. Fillimi i largimit të kësaj barrikade nisi më 18 qershor të vitit 2014. Në vend të zhavorrit dhe gurit qytetarët serb vendosën vazo të betonit dhe mbjellën pisha duke emërtuar këtë barrikadë si “Parku i Paqes”. Mirëpo, as kjo formë e bllokimit të rrugës nuk zgjati. Nisma e radhës e qytetarëve serb ishte ndërtimi i murit i cili përfundimisht u largua në vitin 2017. Mbrojtja e kriminelëve

Vendosja e barrikadave nga qytetarët serb nuk është bërë vetëm për masat e reciprocitetit. Kamionët me dru dhe automjetet tjera të rënda nga qytetarët serb në Veri të Kosovës janë vendosur edhe kur Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione kundër kontrabandës dhe arrestimeve që lidhen me shpërdorimin e detyrës zyrtare. Një barrikadë e tillë u vendos në maj të vitit 2019 në Zubin Potok me qëllim parandalimin e policisë së Kosovës për arrestimin e disa të dyshuarve. Kamionët me dru të serbëve lokal u larguan me forcë nga autoblindat e njësisë speciale të Kosovës. Policia dhe protestuesit ballë për ballë

Vitin e kaluar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe protestuesit serb në barrikada qëndronin ballë për ballë. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin për targat nga Serbia, ndikoi që për gati dy javë rresht në Mitrovicë të Veriut të mbizotrojë një situatë e tensionuar. Por, fatmirësisht pa incidente të theksuara. Provokimet nga ana serbe nuk munguan.

Policia e Kosovës dhe protestuesit serb në Mitrovicën e Veriut.     Foto: Reuters

Me metoda të vjetra kundër reciprociteti të ri

Paralajmërimet për vendosjen e masave të reja të reciporcitet për letërnjoftimet me Serbinë, i kthyen në skenë kamionët me zhavorr në pjeën e Mitrovicës së Veriut. Bllokimi i rrugëve filloi pasditen e 31 korrikut. Sirenat nga alarmi përsëri u dëgjuan në Mitrovicën e Veriut. Kjo ishte shenjë për reagim të qytetarëve. Bazuar në njoftimin e Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhë ka pasur të shtëna në drejtim të tyre, si dhe disa qytetarë shqiptarë janë maltretuar. Në orët e vona të mbrëmjes krerët e shtetit të Kosovës, pas takimeve dhe kontakteve me faktorin ndërkombëtar njoftuan se masat e reja të reciprocitetit me Serbinë, do të hynë në fuqi nga 1 shtatori.

- Reklamë -

Gjithashtu lexoni:

Berisha viziton kompaninë PAMBUKU SH.P.K., vlerëson mbështetjen për bizneset vendore

Luan Aliu: Gjilani dha mesazhin më të fuqishëm për vazhdimin e rrugës së zhvillimit

30/05/2026

29/05/2026

Luan Aliu takon rininë dhe votuesit e rinj: Energjia e tyre, motiv për një të ardhme më të mirë

Kosova News 02/08/2022 02/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?