KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Historiani serb: Kosova mund ta padisë Serbinë për gjenocid përmes Shqipërisë, mund të jetë padia më e gjerë ndonjëherë
PolitikëSiguri

Historiani serb: Kosova mund ta padisë Serbinë për gjenocid përmes Shqipërisë, mund të jetë padia më e gjerë ndonjëherë

Kosova News
Kosova News 13:47 -08/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është institucioni të cilit i drejtohet padia për gjenocid ndaj shtetit, por nuk përjashtohet që padia të ketë kërkesa dhe akuza të tjera, si krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, kompensimi për dëmet dhe të tjera. Besoj se padia e Kosovës do të përfshijë të gjitha kërkesat dhe akuzat e mundshme, pavarësisht nëse janë të bazuara ligjërisht apo jo”, thotë historiani serb Bojan Gjokiq në një intervistë për Danas.

Në një editorial me titull “Padia e Kosovës kundër Serbisë”, Gjokiq ka shkruar për Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës, i cili është themeluar me dekret të Qeverisë së Kosovës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, si dhe për synimin e Institutit për të mbledhur prova për padinë e paralajmëruar të Kosovës kundër Serbisë.

Teksti ka shkaktuar edhe reagime, ndër të cilët avokati serb Milan Antonijeviq, i cili ka shkruar në “X” se “nuk mund të ketë padi nga Kosova kundër Serbisë, kaq”.

Gjokiq, i pyetur nëse është e mundur një padi e tillë, duke qenë se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, është përgjigjur se kjo nuk është pengesë që Kosova të bëjë padi përmes një pale të tretë, pra që një shtet të bëjë padi në emër të Kosovës.

“Ne e pamë një shembull se si, në fund të vitit të kaluar, Republika e Afrikës së Jugut ngriti një padi kundër Izraelit për gjenocidin e supozuar të kryer kundër palestinezëve. Më pas Kuba, Kili dhe vende të tjera iu bashkuan padisë. Është një supozim i justifikuar që Republika e Shqipërisë do të ngrejë padi kundër Republikës së Serbisë dhe pastaj disa vende të tjera do ta mbështesin padinë”, tha Gjokiq.

Ai tha se “duhet pasur parasysh se individë janë dënuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para gjykatave të ndryshme” dhe se “në ato gjykime u përfshinë disa mijëra viktima shqiptare”.

“Megjithatë, pak njerëz janë të vetëdijshëm për faktin se ndaj popullatës shqiptare janë kryer krime të shumta që nuk kanë marrë epilogun e tyre”, tha Gjokiq.

Ai tha se “bëhet fjalë për 3000 deri në 4000 viktima”.

“Nëse gjykata në mesin e këtyre krimeve konstaton ‘qëllimin’ për të kryer gjenocid, që është kushti kryesor që diçka të shpallet vepër penale e gjenocidit, padia mund të jetë katastrofike për Republikën e Serbisë. Gjithashtu, besoj se askush në Republikën e Serbisë nuk e ka lexuar aktgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Ruandën, të marrë në vitin 1998 në rastin ‘Prokurori kundër Jean-Paul Akayesu’. Ajo krijoi një precedent. Ai arriti në përfundimin se përdhunimi është një akt gjenocidi”.

“Në Kosovë rreth 1650 persona kanë marrë statusin e viktimave të dhunës seksuale në luftë dhe ky do të ishte aseti kryesor i padisë. Për shkak të mosveprimit të Republikës së Serbisë, gjegjësisht mosveprimit ndaj disa qindra kallëzimeve penale të ngritura kundër individëve të ndryshëm për krime të kryera në Kosovë, duhet të presim që faktet e tilla të referohen në padi. Injorimi i problemit nuk çon në zgjidhjen e tij. Dhe duke bashkuar të gjitha provat, padia do të jetë ndoshta më e gjera që është parë në praktikën ndërkombëtare”, tha Gjokiq.

Gjithashtu lexoni:

Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan

Ndalonte automjete pa autorizim, arrestohet i dyshuari që i gjetën edhe armë

KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar për vjedhje

Kosova News 08/07/2024 08/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Florent Muslija pritet të largohet nga Freiburgu, por synon të mbetet në Bundesliga
21:36 -23/06/2025
Juventusi i ofron Manchester Unitedit dy lojtarë për Sanchon
21:30 -23/06/2025
Droni me energji diellore ka krahët e një Boeing 747 dhe mund të fluturojë për një muaj pa ndalur
21:07 -23/06/2025
Pas sulmeve iraniane ndaj bazave amerikane, Trump në Dhomën e Situatave
20:44 -23/06/2025
Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë
20:40 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?