Me rastin e 27-vjetorit të vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, duke e cilësuar këtë akt si pjesë të një komploti të mirorganizuar kundër rezistencës institucionale të Kosovës.
Sipas Buxhovit, vrasja e kolonelit Krasniqi më 21 shtator 1998 në Tiranë, nuk ishte një incident i izoluar, por pjesë e një skeme më të gjerë për të ndarë rezistencën institucionale nga ajo e armatosur, në kohën kur po konsolidohej Qeveria e Kosovës në ekzil.
“Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë më 21 shtator 1998 ishte pjesë e skenarëve të huaja, që lëvizja institucionale me shtetin paralel të mos ndërlidhet me rezistencën e armatosur,” shkruan Buxhovi.
Ai rikujton se që nga fundi i vitit 1992, Qeveria e Kosovës kishte përfshirë në përbërje Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Rendit, të cilat u detyruan të pezullojnë përkohësisht veprimtarinë pas presioneve ndërkombëtare.
“Nga ana amerikane, presidentit Rugova iu kërkua që të vazhdohet rezistenca institucionale me shtetin paralel si politikë pa luftë, ndërsa rezistenca e armatosur të aktivizohet kur të vijë koha – e përcaktuar nga amerikanët dhe aleatët, por që edhe si e tillë, me partnerët e zgjedhur prej tyre, do të ishte ” luftë pa politikë”” shpjegon autori.
Në këtë kontekst, Buxhovi thotë se emërimi i kolonel Ahmet Krasniqit në krye të FARK-ut nga Qeveria Bukoshi në mars të vitit 1998 dhe marrëveshja me përfaqësuesin e UÇK-së, Adem Demaçi, për bashkërendimin e rezistencës së armatosur, mobilizoi kundërshtarët e kësaj qasjeje.
“Aktivizimi i kolonel Ahmet Krasniqit mobilizoi kundërshtarët e këtij pajtimi historik deri te përmasat e komplotit për vrasjen e tij në Tiranë,” përfundon Buxhovi.
Shkrimi i plotë:
VRASJA E KOLONEL AHMET KRASNIQIT – KOMPLOT KUNDËR REZISTENCËS INSTITUCIONALE
Jusuf Buxhovi
Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë më 21 shtator 1998 ishte pjesë e skenarëve, të huaja, që lëvizja institucionale me shtetin paralel të mos ndërlidhet me rezistencën e armatosur, që kishte filluar me themelimin e Qeverisë së Kosovës në fund të vitit 1992 në përbëjen e së cilës ishin Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Rendit. Këto ministri u desh të ndalin përkohësisht veprimtarinë pas udhërit të kërshndëndellave të presidentit amerikan Xhorxh Bush, dërguar Millosheviqit si kërcënim për mospërhapjen e luftës në Kosovë, me çka edhe Qeverisë së Kosovës iu kërkua që të ndalonte çarëdo organizimi ushtarak në Kosovë siç ishte asokohe përshirja e ushtrakëve shqiptarë, që kishin braktisur APJ-në, në kuadër të Mbrotjes Teritoriale të udhëhequr nga kolondalë Hajzer Hajzeri.Me këtë rast, nga ana amerikane, presidentit Rugova, iu kërkua që të vazhdohet rezistenca intitucionale me shtetin paralel si politikë pa luftë, ndërsa rezistenca e armatosur të aktivizohet kur të vijë koha, që duhej të përcaktohej nga amerikanët dhe aleatët, por që edhe si e tillë, me partnerët e zgjedhur prej tyre, do të ishte ” luftë pa politikë”.
Aktivizimi i kolonel Ahmet Krasniqit në kuadër të FARK-ut në mars të vitit 1998, i emëruar nga Qeveria Bukoshi si komandant i FARK-ut me detyrën që ushtarakët, sipas marrëveshjes së Oslos së majit të vitit 1998 të kolonel Ahmet Krasniqit me përfaqësuesin e UÇK-së Adem Demaçin, të marrin përsipër drejtimin e rezistecës së armatosur të subordinaur në UÇK, mobilizoi kundërshtarët e këtij pajtimi historik deri te përmasat e komplotit për vrasjen e kolonelit në Tiranë, ndërkohë, që edhe Demaçin e përjashtoi nga “përfaqësimi” i UÇK-së deri te largimi i plotë i tij!


