KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Historia e zgjedhjeve në Kosovë: Për 25 vite mbi 60 mijë persona kandiduan për deputetë, kryetarë e asambleistë
Politikë

Historia e zgjedhjeve në Kosovë: Për 25 vite mbi 60 mijë persona kandiduan për deputetë, kryetarë e asambleistë

Kosova News
Kosova News 11:50 -10/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Historia e zgjedhjeve në Kosovën e lirë fillon në vitin 2000, në kohën kur u organizuan zgjedhjet e para. Më 28 tetor të atij viti u mbajtën zgjedhjet për Kuvende Komunale, duke shënuar nisjen e një procesi të gjatë për ndërtimin e institucioneve të një vendi që po përgatitej dalëngadalë të bëhej shtet.

Proceset zgjedhore në Kosovë ndahen në dy etapa të rëndësishme historike: zgjedhjet para dhe pas pavarësisë së shpallur në vitin 2008. Që nga viti 2000 dhe deri më tani, në vitin 2025, në Kosovë janë mbajtur me dhjetëra procese zgjedhore në nivel vendi apo të pjesshme.

Vetëm për Kuvendin e Kosovës janë organizuar 9 procese zgjedhore (2001, 2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2019, 2021 dhe 2025), ndërkaq për Kuvende Komunale 8 të tilla (2000, 2002, 2004, 2009, 2013, 2021 dhe 2025). Zgjedhjet e drejtpërdrejta për Kryetar të Komunave filluan të mbaheshin në vitin 2007 dhe që nga ajo kohë janë organizuar 6 procese të tilla zgjedhore (2007, 2009, 2013, 2017, 2021 dhe 2025).

Në një intervistë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka prezantuar të dhëna vetëm për numrin e kandidatëve që janë certifikuar përgjatë këtyre 25 viteve në këto 23 procese zgjedhore në nivel vendi, pa përfshirë kandidatët e certifikuar nga zgjedhjet e pjesshme apo të jashtëzakonshme në ndonjë komunë të caktuar.

“Nëse e shqyrtojmë aspektin historik të proceseve zgjedhore në Kosovë, mund të theksojmë se gjatë këtyre 25 viteve ato kanë përfshirë drejtpërdrejt një numër të madh qytetarësh. Sipas statistikave, më shumë se 60 mijë persona kanë marrë pjesë në garat zgjedhore, si kandidatët për deputetë, kryetarë komunash, dhe anëtarë të Kuvendeve Komunale. Sigurisht se në këtë shifër përfshihen edhe personat që kanë kandiduar më shumë se një herë, por që janë certifikuar për më shumë se një proces zgjedhor”, tha Elezi.

Sipas tij, numri më i madh i kandidatëve të certifikuar i takojnë zgjedhjeve për Kuvende Komunale, për shkak të numrit të madh të ulëseve për të cilat është garuar dhe që ka variuar nga 900 deri në 1,000.

“Nga numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë garuar gjatë këtyre 25 viteve, më i madhi prej tyre, rreth 49 mijë, ka qenë i certifikuar në zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Gjatë 9 proceseve zgjedhore për Kuvendin e Kosovës janë certifikuar më shumë se 10 mijë kandidatë, ndërsa për 6 procese të tjera zgjedhore për Kryetarë Komunash janë certifikuar mbi 1,200 kandidatë”, tha Elezi.

Të dhënat e prezantuara nga KQZ, të kandidatëve të certifikuar ndër vite, tregojnë për dallimin e thellë në mes të dy gjinive. Gjatë këtyre dy dekadave e gjysmë, nga numri i përgjithshëm i kandidatëve, mbi 19 mijë femra dhe mbi 41 mijë meshkuj janë certifikuar nga KQZ për pjesëmarrje në proceset zgjedhore.

Vetëm për Zgjedhjet Lokale 2025, KQZ ka certifikuar 5,624 kandidatë, prej të cilëve 205 kandidatë për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 5,419 kandidatë për Zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Nga numri i përgjithshëm, vetëm për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave janë certifikuar 205 kandidatë (185 burra dhe 20 gra), ndërkaq, në zgjedhjet për Kuvende Komunale janë certifikuar 5,419 kandidatë (3,395 burra dhe 2,024 gra).

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 10/10/2025 10/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?