KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hill: Në shtator, përpjekje të reja për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi
Politikë

Hill: Në shtator, përpjekje të reja për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

KosovaNewss
KosovaNewss 20:42 -22/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Christopher Hill, ambasadori i SHBA-ve në Beograd, ka dhënë një intervistë për ”Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, ku ka thënë se në shtator do të ketë përpjekje të reja për zgjidhjen e çështjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu ai ka komentuar deklaratat e ministrit të mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviq, se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mund të “goditen në kokë” pse e njohën Kosovën.

Ai ka thnëë se nuk mund të parashikojë ndonjë krizë, duke shtuar se përpjekjet për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi duhet të vazhdojnë.

Intervista e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill

Zëri i Amerikës: Disa dhjetëra parlamentarë nga ShBA-ja dhe vendet evropiane i bënë thirrje Perëndimit në një letër që të ndryshojë politikën ndaj Serbisë, duke pretenduar se politika aktuale nuk funksionon dhe se qasja perëndimore ndaj Vuçiqit është “e butë” në kontekst të Kosovës. A e konsideroni të suksesshme politikën tuaj nëse e merrni për bazë se situata në Kosovë është përshkallëzuar disa herë gjatë vitit të kaluar, se Serbia nuk është më afër BE-së, se nuk po zbatohet as Marrëveshja e Ohrit dhe as propozimi evropian për Kosovën? Ku është suksesi?

Hill: Së pari, ju nuk bëni politikë sepse është e suksesshme, por sepse është e drejtë. Kur ne formulojmë politikën, ne peshojmë interesat tona dhe idenë nëse është gjëja e duhur që qeveria jonë të bëjë. Sigurisht që ne do të donim që dialogu i Brukselit të zhvillohet shumë më shpejt, ne mbështesim z. (Miroslav) Lajçak sepse mendojmë se kjo është qasja e duhur. Dhe ne dëshirojmë të shohim një marrëveshje të bazuar në formimin e Asociacionit të Komunave [me shumicë, shën.red.] Serbe, në mënyrë që serbët në veri të Kosovës të dinë se cilat janë rregullat e lojës dhe si do të jetë jeta e tyre, kjo është shumë e rëndësishme për ne. Ne e njohim Kosovën dhe do të donim që ajo t’i bashkohej organizatave ndërkombëtare sepse mendojmë se është më e mira për Kosovën, por edhe për stabilitetin e rajonit. Kjo është politika jonë dhe mendoj se është e duhura, pavarësisht nëse është e suksesshme apo jo. Loja nuk ka mbaruar.

Zëri i Amerikës: Çfarë thoni për deklaratat se Vuçiqi po destabilizon rajonin? Ministri i Mbrojtjes i Serbisë së fundmi tha se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mund të “goditen në kokë” nga njohja e Kosovës, të cilën disa në Mal të Zi e interpretuan si kërcënim. A e konsideroni atë një përpjekje për të destabilizuar rajonin?

Hill: Unë nuk e shoh atë si një përpjekje për të destabilizuar rajonin dhe sigurisht nuk mendoj se zoti Vuçeviq donte të kuptohej në këtë mënyrë. Unë sigurisht që do të doja të shihja marrëdhënie më të mira mes vendeve të Ballkanit dhe mendoj se Ballkani i Hapur është një hap i mirë në këtë drejtim, si dhe Procesi i Berlinit… Do të doja të shihja më shumë mbështetje nga vendet e tjera të rajonit, por edhe nga ana e Perëndimit ku të gjithë e kuptojnë se këto vende duhet të bashkëpunojnë dhe kështu do të jenë partnerë apo anëtarë më të mirë të BE-së.

Zëri i Amerikës: Në vitet 1990, Perëndimi kishte një qasje më të ashpër ndaj Serbisë. Jeni njohur edhe me Sllobodan Millosheviqin, tani jeni duke punuar me Vuçiqin. A mund t’i krahasoni, të thoni me kë është më e lehtë për të bashkëpunuar?

Hill: Nuk mund t’i krahasoj, ata janë shumë të ndryshëm, dhe koha është ndryshe. Dhe nuk mund të flas për ngjashmëritë dhe dallimet mes presidentit aktual dhe dikujt si Millosheviqi, këtë do t’ua lë juve dhe historianëve.

“Ne e dimë se cilët janë “përbërësit” për një të ardhme paqësore në Kosovë”

Zëri i Amerikës: Situata në Kosovë duket më e qetë se sa ka qenë muajt e fundit. A keni gjetur një gjuhë të përbashkët me zotin Kurti, kryeministrin e Kosovës, për të punuar së bashku për zgjidhjen e problemit? Po ju pyes sepse në një intervistë në qershor na keni thënë se nuk jeni të sigurt që zoti Kurti është partner amerikan. A keni lëvizur nga ajo pikë?

Hill: Ajo që mund t’ju them është se ne jemi duke punuar ngushtë me Serbinë për zgjidhjen e problemit, mendojmë se ka kuptim për Serbinë dhe marrëdhëniet serbo-amerikane dhe do t’ua lë të tjerëve t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Mendimi im është i njohur.

Zëri i Amerikës: Mendoni se situata në Kosovë është më e qetë apo mendoni ndryshe?

Hill: Unë do të thosha se është muaji gusht dhe shumë njerëz janë me pushime, do të duhet të shohim se si do të shkojë në shtator. Besoj se kjo është një çështje që kërkon zgjidhje urgjente dhe se duhet progres. Edhe pse ne tani e dimë se cilët janë “përbërësit” për një të ardhme paqësore – formimi i AKS-së, anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, vetëm duhet t’i bashkojmë pjesët. Është si një enigmë e madhe që e vendosni në tavolinë dhe më pas i bashkoni pjesët.

Zëri i Amerikës: A prisni një krizë në shtator?

Hill: Nuk mund të parashikoj një krizë, por ajo që mund të shoh është një përpjekje e re për të zgjidhur problemet. Të gjithë patën një shans për të menduar gjatë verës dhe shpresoj se mund të përmirësohemi. Serbia është vendi më i madh në Ballkan, ka ambicie për t’u afruar me Perëndimin, ka plane ambicioze ekonomike, po vjen “Expo 27”. Po të isha Serbia do të doja ta zgjidhja problemin me Kosovën, për të treguar se unë ende mbështes komunitetin serb në Kosovë, por, përfundimisht, të shoh se cilat janë lëvizjet më të gjera strategjike që duhen bërë për t’u afruar me Perëndimin.

Gjithashtu lexoni:

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

KosovaNewss 22/08/2023 22/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?