KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hill në Hagë flet për bombardimet e NATO-s në ’99: Rrëfen takimin në Kumanovë ku forcave serbe iu kërkua të largoheshin nga Kosova
Siguri

Hill në Hagë flet për bombardimet e NATO-s në ’99: Rrëfen takimin në Kumanovë ku forcave serbe iu kërkua të largoheshin nga Kosova

Kosova News
Kosova News 10:28 -11/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, po dëshmon për ditën e dytë me radhë, diplomati amerikan, dhe ish ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill.
Ai u pyet nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq nëse kishte kontakt me Thaçin apo Qeverinë e Përkohshme në Kosovë kur kishin filluar bombardimet e NATO’s për çka tha jo.

Ai tha se kur filluan bombardimet e NATO’s, ai ishte kthyer te detyra e tij si ambasador në Maqedoni, kishe pasur biseda me njerëz në Washington por që krysisht ishte marrë me ambasadën e tij në Shkup, ku tha se kishte mijëra persona që po bënin demonstrata.

“Në një moment të caktuar gjatë fushatës së bombardimeve, Rugova që ishte mbajtur kundër dëshirës së tij në Beograd shkoi në Vatikan, drejt fundit të bombardimeve. Mua mu kërkua ta takoj atë dhe të kuptoj cilat ishin qëllimet dhe synimet e tij, nëse po planifikonte të jepte një deklaratë publike për fushatën e bombardimeve. ai nuk kishte plan të bënte këtë dhe u ktheva në Shkup”, ka thënë Hill.

Ai tha se në ditën kur kanë përfunduar bombardimet, komanda e lartë e NATO-s ka bërë një takim në Kumanovë ku bisedoi me ushtrinë serbe, në lidhje me planet që ata të largoheshin nga Kosova dhe të zëvendësoheshin nga personeli i NATO-s.

“Atë mbrëmje në fillim të qershorit, isha me disa shok maqedonas, ishim shumë të gëzuar me përfundimin e mundshëm të këtij konflikti. Sapo hyra në shtëpi, mora një telefonatë nga një zyrtar amerikan i cili ishte në një kamp refugjatësh dhe raportonte se aty kishte probleme, pakënaqësi dhe më kërkoi nëse mund të shkoja aty për të qetësuar situatën. Ishte rreth orës 11 të natës, i thash të më përshkruaj problemin dhe më tha me një zë shumë të shqetësuar se personat që jetonin në kamp kishin gjetur një familje romësh që mendonin se ishin të përfshirë në një njësit serb që shkatërronte shtëpitë në një fshat të caktuar. Kjo ishte përpjekje për të bërë drejtësi për këtë familje rome. Kjo familje rome ishte marrë nga një OJQ gjermane dhe ishin dërguar në një ndërtesë dhe mbroheshin nga ata, por ishin të rrethuar nga njerëz shumë të zemëruar që gjendeshin në kamp. Mua mu kërkua të shkoj në kamp që të qetësoj situatën, dhe më tha të kontaktoj qeverinë maqedonase dhe t’iu kërkoj atyre të mos dërgojnë forca policore, sepse mendonin se këta do të keqësonin situatën. U pajtova të shkoj në kamp në ora 11”, ka thënë Hill.

Ai u pyet edhe për vizitën e Clinton në rajon pas përfundimit të luftimeve dhe hyrjes së NATO-s në Kosovë, për çka tha se ka ardhur në Maqedoni për të falënderuar autoritetet maqedonase për strehimin e shumë refugjatëve.

“Clinton shkoi dhe vizitoi një kamp refugjatësh dhe inkurajoi njerëzit të mos ktheheshin në shtëpitë e tyre derisa autoritetet e NATO-s të thonin se ishte e sigurt që atë të ktheheshin. Nuk mund të dëshmoj për shqetësime që mund të më jenë thënë mua, unë mund të dëshmoj se ekipi i sigurisë ishte i shqetësuar për sigurinë e tyre në një zonë lufte. Nuk kishte pasur ndonjë shqetësim për sigurinë e Clinton.”, ka thënë Hill.

Gjithashtu lexoni:

Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati

Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

“Pres më shumë”, Sveçla i reagon Shqipërisë për qëndrimin ndaj Serbisë

Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona

Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë

Kosova News 11/11/2025 11/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani
11:35 -16/07/2026
Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati
11:25 -16/07/2026
Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë
11:15 -16/07/2026
“Pres më shumë”, Sveçla i reagon Shqipërisë për qëndrimin ndaj Serbisë
11:12 -16/07/2026
Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet
10:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?