KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hill: Duam që çështja e Kosovës të zgjidhet, Kurti e Vuçiqi po e shqyrtojnë propozimin franko-gjerman
Politikë

Hill: Duam që çështja e Kosovës të zgjidhet, Kurti e Vuçiqi po e shqyrtojnë propozimin franko-gjerman

Kosova News
Kosova News 22:42 -14/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Chris Hill në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë afat specifik për marrëveshjen Kosovë -Serbi. Diplomati amerikan pa përmendur ndonjë zgjidhje specifike ka thënë se ka ardhur koha që çështja e Kosovës të zgjidhet në një mënyrë.

“Nuk di për ndonjë afat specifik, por është përshtypja se dialogu ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë dhe duhet të ringjallet. Në këtë kuptim, ne jemi të kënaqur që shohim angazhimin e zyrtarëve evropianë në nivel të lartë, këshilltarët e sigurisë kombëtare të Francës dhe Gjermanisë kanë ardhur në rajon, kjo është shumë e rëndësishme. Dhe mendoj se sekretari Blinken donte të theksonte dëshirën tonë për ta çuar përpara këtë çështje. Ka shumë gjëra për të cilat duam të punojmë me Serbinë dhe duam që çështja e Kosovës të zgjidhet në një formë” ka theksuar Hill.

Më tej, ambasadori i SHBA’së në Serbi është pyetur rreth propozimit franko-gjerman që në Serbi është interpretuar se Parisi e Berlini kanë kërkuar ulëse për Kosovën në OKB. Hill ka thënë se nuk do të flas në detaje sepse me to merren europianët. Por, sipas tij, Kurti e Vuçiq janë dakord ta shqyrtojnë propozimin.

“Nuk do të doja të flisja për specifikat, kjo varet nga evropianët. Por mund të them se evropianët duan që kjo gjë të lëvizë nga vendi.Natyrisht, këto janë çështje të vështira, por është e rëndësishme që të dyja palët të kuptojnë se ka gjëra të tjera që po ndodhin në Evropë, për shembull në Ukrainë, dhe është koha për përparim në këtë çështje. Mendoj se edhe presidenti Vuçiq edhe kryeministri Kurti janë dakord që ta shqyrtojnë atë propozim dhe të shohim se çfarë mund të bëhet… Mendoj se presidenti Vuçiq ka thënë në disa raste se është e nevojshme që të dyja palët të marrin diçka dhe të japin diçka, d.m.th. qasja e duhur dhe ne duhet të shohim nëse mundet nëse diçka ka sukses” ka theksuar Hill.

Gjithashtu lexoni:

Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme

Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte

​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit

Abdixhiku flet pas kërcënimit në Kuvend: Nuk mu duk diçka serioze

Kërcënim me bombë në ambientet e Kuvendit të Kosovës – Evakuohen deputetët, stafi dhe gazetarët

Kosova News 14/10/2022 14/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme
14:14 -05/07/2025
Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona
13:46 -05/07/2025
MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën
13:11 -05/07/2025
Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte
12:54 -05/07/2025
​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit
12:42 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?