KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hidhet nga ndërtesa me bashkëshorten aktori shqiptar në New York, lënë pas dy fëmijët e vegjël
Rajon

Hidhet nga ndërtesa me bashkëshorten aktori shqiptar në New York, lënë pas dy fëmijët e vegjël

Kosova News
Kosova News 10:09 -07/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Aktori shqiptar Florind Belliu është vetëhedhur nga pallati në Bronx të SHBA-së bashkë me bashkëshorten, ndërsa trupat e tyre u gjetën rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës.

Sipas mediave amerikane, 35-vjeçari dhe gruaja 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave.

Mësohet se Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Belliu kishin ikur prej disa vitesh në Amerikë.

Florind Belliu ka qenë më parë aktor në Shqipëri, ndërkohë që përmes kërkimeve në internet rezulton se në Nju Jork ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të paluajtëshme.

Detektivët “po hetojnë të gjitha këndvështrimet e mundshme, vetëvrasje të dyfishtë, vetëvrasje me vrasje”, tha policia.

“Duket sikur ata u hodhën nga kati i gjashtë”,  tha një zëdhënëse e NYPD.

Burri “mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post.

Ai ishte shfaqur i zemëruar të premten, thanë fqinjët ndërsa u vetëvra për ditëlindje.

Çifti dhe dy djemtë e tyre të vegjël u vendosën në ndërtesë tre muaj më parë, tha fqinji i tyre. Ai tregon se përpara se çifti të transferohej në pallat, aktori kishte kërkuar që të hiqte kangjellat e dritareve, por Johnson i kishte thënë se nuk mund ta bënte pasi kishte fëmijë të vegjël.

“Dëgjova disa zhurma, pastaj pashë jashtë dhe vura re dy trupa”, tha një banor i habitur i ndërtesës Cruger Avenue.

“Unë u trondita. Kishte shumë gjak.”

Punonjësi Harold Johnson tha se është takuar me çiftin rreth orës 22:30 të së premtes dhe e pyeti nëse gjithçka ishte në rregull.

“Unë pashë që sytë e tij ishin vërtet të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar, dhe nuk më është përgjigjur, ai vetëm tërhoqi gruan e tij dhe vazhdoi”, tha Johnson.

Florind Belliu ka studiuar për aktrim tek Akademia e Arteve në Tiranë. Njihet për rolet e tij në filmat “Amaneti” me regji të Namik Ajazit, “Të fortët” me regji të Altin Bashës, “Shtremët” me regji të Indrit Kasmit (rol kryesor) dhe “Në kërkim te kujt” me regji të Gjergj Xhuvanit ku ka luajtur rolin kryesor.

Në vitin 2017, aktori i cili ishte edhe skenarist prezantoi me sukses shfaqjen e tij “One Ëeek” (Një Javë) në Nju Jork. “One Ëeek” u shfaq tek teatri Producers Club Theaters në Times Square në Manhattan dhe u prit me sukses nga publiku./tch

Gjithashtu lexoni:

Vala e nxehtësisë, Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit

Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano/ Ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari në kërkim

I dënuar me 20 vjet burg në Zvicër, kapet në Qafë Thanë trafikanti i shumëkërkuar nga Maqedonia e Veriut

Rritet fluksi i pushuesve në Velipojë, me mijëra turistë nga rajoni vizitojnë Perlën e Adriatikut

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri

Kosova News 08/08/2022 07/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit
19:50 -06/07/2025
Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
19:18 -06/07/2025
Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën
18:51 -06/07/2025
Kosova U18 pëson humbje nga Islanda
18:28 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?