Portali Hibrid.info ka nisur serinë e trajnimeve për dezinformimin dhe edukimin medial nëpër shkollat e Kosovës, me qëllim të forcimit të aftësive të mësimdhënësve për t’u përballur me lajmet e rreme dhe për të zhvilluar mendimin kritik tek nxënësit.
Sesionet e para janë mbajtur në Pozharan, Ferizaj, Skenderaj dhe Drenas, në kuadër të programit “Empowering Media Literacy in Kosovo – School Outreach Program”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë.
Gjatë këtyre sesioneve, mësimdhënësit kanë marrë pjesë aktive në diskutime për identifikimin e lajmeve të rreme, teknikat e verifikimit të fakteve si dhe mënyrat për të ndërtuar mendim kritik tek të rinjtë.
Hibrid.info ka falënderuar mësimdhënësit për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre, duke theksuar se trajnime të tilla do të vazhdojnë edhe në komuna të tjera të vendit.


