KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hetimet për vrasjen në Kaçanik pa përparim, ekspertët: Të dyshuarit mund të kenë kaluar kufirin
Siguri

Hetimet për vrasjen në Kaçanik pa përparim, ekspertët: Të dyshuarit mund të kenë kaluar kufirin

Kosova News
Kosova News 00:11 -06/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Vrasja e rreshterit Muhamed Lika të martën në Kaçanik, ende nuk ka autorë të identifikuar. Kryeprokurori i Ferizajt, tha se nuk kanë informacione të reja për rastin të cilat mund të bëhen publike aktualisht. Njohësit e punës së policisë, përmendin një sërë faktorësh që mund të kenë ndikuar në identifikimin e të dyshuarve, por shprehen të bindur se arrestimi i tyre do të ndodhë.

“Mund t’iu them me siguri të plotë se deri më tani ne nuk kemi persona të arrestuar për këtë çështje penale”.

Edhe këtë të shtunë, i kontaktuar nga televizioni Dukagjini, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, tha të njëjtën gjë.

Të dyshuarit për vrasjen e Likës, ende nuk janë identifikuar.

”Krejt çka është, është dhënë në konferencë, akoma s’ka diçka tjetër”, ka thënë Burim Çerkini, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Por, pse Policia e Kosovës nuk ka arritur t’i identifikojë e arrestojë të dyshuarit, njohësit e çështjeve të sigurisë, përmendin një sërë faktorësh.

Por ajo që nuk mungon, është përgatitja dhe paisjet e nevojshme.

”Policia ka edhe trajnime të mjaftueshme, nuk janë të domosdoshme por janë të mjaftueshme, dhe paisjet i ka, por sidomos tek vrasjet e rënda, si kjo e kolegut tonë rreshter, kërkohet një punë më e madhe, hulumtim më i madh dhe marrja e gjurmëve, informatave”, ka thënë Refki Morina, ish-nënkolonel.

Në këtë rast, Morina thotë që të dyshuarit kanë mundur të kalojnë edhe kufirin me Kosovën, për shkak të afërsisë me Maqedoninë, gjë që vështirëson kapjen.

”Persona të tillë, afër kufirit, mund të shfrytëzojnë kufirin në mënyrë ilegale për të kaluar dhe, përmes personave të tjerë, mund të kalojnë në Serbi ose Bosnje, ku Kosova nuk ka marrëdhënie bilaterale për ekstradimin e personave të tillë”, ka thënë Refki Morina, ish-nënkolonel.

Ndërkaq, i sigurt në zbardhjen e rasteve të tilla është eksperti i sigurisë Avni Ismali, por që thotë se të njëjtat mund të marrin kohë.

“Janë disa vrasje që konsiderohen si vrasje të mirë të planifikuara dhe shkon procedura pak më e gjatë. Pas një periudhe, unë nuk kam dëgjuar që të mos jetë zbuluar ndonjë vrasje”, ka thënë Avni Islami, ekspert i sigurisë.

Vrasja e rreshterit Lika në Kaçanik, që ndodhi rreth orës 23 të së martës, shënoi vrasjen e 5-të brenda një periudhe prej 10 ditësh.

Lexo po ashtu:

“Hero i ligjit dhe UÇK-së” – Kurti dhe Sveçla ngushëllojnë familjen e policit të vrarë, Muhamed Lika

Gjithashtu lexoni:

“S’ka pajtim për dy palë zgjedhje”, Jashari: Kriza mund të zgjasë deri në mars të vitit 2026

Kurti i shpreh mirënjohje profesor Owada-s: Kontributi i tij është i ngërthyer në historinë tonë kombëtare

Gara për Prishtinën: LDK, VV, PDK, AAK e PSD në betejën për kryeqytetin

Lefkov: Do të financohet memorial për viktimat nga zjarri në Koçan

Pentagoni i ka dhënë Trumpit “opsione të mundshme” për konfliktin Izrael-Iran

Kosova News 06/04/2025 06/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

“S’ka pajtim për dy palë zgjedhje”, Jashari: Kriza mund të zgjasë deri në mars të vitit 2026
21:26 -18/06/2025
Kurti i shpreh mirënjohje profesor Owada-s: Kontributi i tij është i ngërthyer në historinë tonë kombëtare
21:24 -18/06/2025
Gara për Prishtinën: LDK, VV, PDK, AAK e PSD në betejën për kryeqytetin
20:54 -18/06/2025
Apple po planifikon një revolucion, iPhone 20 do të bëhet nga një copë e vetme qelqi
20:38 -18/06/2025
‘Truk i zgjuar’ nga plazhi – përdorimi i një çarçafi në vend të peshqirëve dhe shezlonëve
20:35 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?