Një rast i keqpërdorimit të detyrës zyrtare ka ndodhur në Qendën e Paraburgimit në Hajvali, ku të burgosurve u është mundësuar qasja e telefonit celular.
Pas rastit, janë intervistuar katër dëshmitarë meshkuj kosovarë.
“Nën dyshim për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga disa zyrtarë në qendrën e paraburgimit ku dyshohet se u është mundësuar qasje e telefonit celular disa të burgosurve, janë intervistuar katër dëshmitarë meshkuj kosovarë”, njofton PK.
Prokurori i rastit është njoftuar ndërkaq rasti vazhdon të jetë nën hetime.


