KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Politikë

Hetemi: Veriu është në dorën e Qeverisë, qytetarët tashmë nuk po na kundërshtojnë

Kosova News
Kosova News 18:47 -16/01/2024

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka thënë se edhe kjo komunë por edhe i gjithë veriu tashmë është në dorën e Qeverisë dhe Policisë së Kosovës.

“Kur janë bërë shtatë muaj ditë unë e kam bërë një test, jemi dale në Mitrovicë, jemi kthyer pa problem hiq dhe Vitin e Ri e kam pritur me Policinë e Kosovës, në ditën e tretë të Vitit të Ri kam shkuar në familje. Kështu që jam duke udhëtuar për çdo ditë”, ka thënë Hetemi.

Hetemi ka thënë se tashmë qytetarët e Leposaviqit po shërbehen në Komunë dhe po kërkojnë ndihmë nga shteti i Kosovës, duke shtuar se të gjitha shërbimet mund të kryhen.

“Të gjitha zyrat nga fshatrat që i kemi pasur zyrat alternative që 23 vjet i kemi sjellur këtu në Komunë. Qytetari serb i Leposaviqit e ka mundësinë të vije këtu, në të gjitha zyrat edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme… Për të gjitha shërbimet tjera. Edhe para Vitit të Ri i kemi shpërndarë diku 438 mijë euro subvencione në bujqësi dhe asistencë sociale – njerëzit e sëmurë dhe fëmijë, dhe për studentët kemi shpërndarë bursa”, ka thënë tutje kryetari i Komunës së Leposaviqit.

Ndërsa për peticionin për largimin e kryetarëve të veriut, ai është shprehur se është diskutuar rreth kësaj iniciative por sipas tij, ende nuk ka diçka konkrete.

“Nuk ka diçka konkrete. Para tri ditëve ia kam lëshuar një vendim e kanë kërkuar ku do të mbahet peticioni, këtu para Komunës ia kemi liruar këtë sheshin këtu. Nuk ka problem, do t’i mbledhin. Ne jemi këtu për t’i respektuar ligjet e shtetit të Kosovës”, ka shtuar ai, duke theksuar se ende nuk ka filluar nënshkrimi i tyre.

Hetemi është shprehur se kjo situate nuk paraqet fare problem, derisa ka potencuar se janë për zgjedhje dhe jo për bllokime të shtetit të Kosovës.

Gjersa për planet e këtij viti, kryetari i Komunës së Leposaviqit është shprehur se kanë 32 projekte, të cilat janë të miratuara nga Asambleja Komunale dhe Qeveria e Kosovës. /Dukagjini/

[ruby_related total=5 layout=5]

Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?