KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hëngrën ëmbëlsira me kanabis, mbi 60 fëmijë në Xhamajkë përfundojnë në spital
Botë

Hëngrën ëmbëlsira me kanabis, mbi 60 fëmijë në Xhamajkë përfundojnë në spital

Kosova News
Kosova News 11:42 -04/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 60 fëmijë në Xhamajkë janë dërguar në spital pasi hëngrën ëmbëlsira që përmbanin kanabis, ka njoftuar ministrja e Arsimit e Xhamajkës, Fayval Williams, raporton “BBC”.

Williams, ka shkruar në platformën “X” (ish-Twitter) se nxënësit e shkollave fillore ishin nga zona e Gjirit të St Annit – rreth 80 km nga kryeqyteti, Kingston. Ajo ka theksuar se disa fëmijë përjetuan të vjella dhe halucinacione. Asnjë nuk raportohet të jetë në gjendje të rëndë.

Williams ka treguar se fëmijët ishin nga St Ann’s Bay Primary, por agjencitë lokale të lajmeve kanë raportuar se edhe nxënës nga shkolla fillore e afërt “Ocho Rios” janë prekur. Fëmijët mendohet se janë nga mosha shtatë deri në 12 vjeç.

Drejtori i shkollës “Ocho Rios” ka thënë për Jamaica Observer se një “shitës i vetëm” ua kishte shitur ëmbëlsirat nxënësve të shkollës.

Kreu i departamentit të Policisë së St Ann, Dwight Powell, i ka kërkuar personit ose kujtdo që ka informacion rreth tyre të kontaktojë autoritetet.

Williams ka postuar foto të paketimit të produktit që mendohet se përmbante ëmbëlsirat, gjë që specifikon se ato nuk duhet t’u shiten të miturve.

Secili thuhet se përmban 100 mg të substancës psikoaktive Delta-8 tetrahydrocannabinol (THC), e cila përgjithësisht konsiderohet të jetë dozë e lartë edhe për një të rritur.

Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), Delta-8 ka “efekte dehëse”.

Ëmbëlsirat, të cilat nuk janë të miratuara nga FDA-ja, janë prodhuar nga një kompani me seli në shtetin amerikan të Kalifornisë, ku kanabisi është i ligjshëm.

Xhamajka dekriminalizoi posedimin e sasive të vogla të kanabisit, i njohur edhe si marihuanë, për përdorim personal në vitin 2015.

Megjithatë, Ministri i Shëndetësisë, Christopher Tufton, ka theksuar për Jamaica Star se Qeveria nuk lejoi importin e ushqimeve që përmbajnë drogë.

Incidenti vjen më shumë se një javë pasi rreth 90 fëmijë u sëmurën në Afrikën e Jugut pasi hëngrën kifle me drogë që zyrtarët thanë se i kishin blerë nga një shitës ambulant.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 04/10/2023 04/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?