Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se paralajmërimi i djeshëm i kryeministrit në detyrë se Kosova po kalon një proces vakumi institucional nuk qëndron.
“Sikurse edhe në hapësirë, edhe në politikë nuk ka vakum institucional. Ka peshë specifike ajo që e zë dhe e merr. Natyrisht, më 9 shkurt është përcaktuar kjo peshë dhe duhet të zbatohet, duhet të veprohet. Me vetë faktin që nuk kemi një marrëveshje politike për qeverinë nuk besoj që mund të përballohet zgjedhja e kryetares së Kuvendit e nominuar nga Vetëvendosje. Sepse, ky është një proces i lidhur, pavarësisht që kryeministri në detyrë po insiston ta ndajë dhe po punon që ndaras t’i zgjidhë këto çështje. Është vlerësim i tij, çështje e tyre, por nuk besoj që përballohet kjo situatë ndryshe, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje”, tha Haziri.