Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se në çdo situatë kur shteti s’ka qeveri të legjitimuar, quhet qeveri në detyrë.
Sipas tij, as mocioni i mosbesimit nuk ia merr të drejtën me qenë kryeministër në detyrë, teksa kujtoi kohën kur ish-kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat e qeverisë vazhduan deri në betim për deputetë, por sipas tij, ata liruan zyrtar e qeverisë për ulëset e parlamentit.
“E ju, edhe deputetë, edhe ministra. Sipas kësaj logjike, mundeni me qenë edhe prokuror, edhe gjykatës!”, ka shkruar ai.


