KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haziri: Dy vjet pas letrës së Bidenit, po i diskutojmë të njëjtat çështje
Politikë

Haziri: Dy vjet pas letrës së Bidenit, po i diskutojmë të njëjtat çështje

Kosova News
Kosova News 19:08 -12/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth zhvillimeve në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në emisionin Info Magazine, ai ka thënë se janë bërë dy vjet prej se presidenti amerikan Joe Biden i dërgoi letër lidershipit kosovar, dhe sipas tij ende janë duke u diskutuar të njëjtat çështje.

“Ekziston dallim i madh në Kosovë, sepse kur bëni lojë fjalësh politikisht ose manipuloni me fjalë në procese të tilla, krijoni perceptim jo të drejtë tek publiku”.

“Tash qytetarët nuk e dinë se a është i pranuar dokumenti bazë apo jo, a është i mirë apo jo, çfarë ka në të?”.

Sipas tij, nuk ka kuptim dialogu me Serbinë pa njohje reciproke në qendër të marrëveshjes.

“Pse duhet të negociojmë ne kur në fund nuk të njeh si republikë në kufij dhe nuk ta njeh sovranitetin. Qytetarët me të drejtë pyesin pse duhet të negociohet”.

“Ajo që për herë të parë dialogu është me lakun në qafë, është që po kërkohet statuti i asociacionit të punohet para se të behët një marrëveshje bazë apo një dokument që po njihet si franko-gjerman. Dokument në të cilin janë vendosur vlerat, problemet dhe ofertat eventuale për palët – që si i tillë edhe në Kosovë është thënë që është dokument i mirë dhe që e sjellë njohjen”.

“Ne sot jemi dy vjet pas letrës së presidentit Biden. Ky janar është një vit pas letrës së sekretarit Blinken i cili e ka konfirmuar kërkesën e presidentit Biden. Tani mas dy vjetëve ne po flasim për të njëjtat çështje – Chollet vjen dhe e lexon letrën e presidentit Biden dhe sekretarit Blinken ku kërkohet qe Kosova urgjentisht të hyjë në implementimin e obligimeve të saja që i kanë marrë dhe të mos hezitojë në proces të dialogut”.

Gjithashtu lexoni:

Konfirmohet shpërthimi i murtajës së deleve dhe dhive në një fermë në Landovicë

Murati: Shpresoj se opozita do të reflektojë dhe të konstituohet kuvendi

Hapje e re në qiellin evropian: Inaugurohen linjat ajrore Prishtinë–Paris dhe Prishtinë–Lyon

Terras: Zgjedhjet e reja, opsioni i fundit – mosformimi i institucioneve bllokon integrimin evropian

Damka pas takimit me Presidenten: Ka paqartësi në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Kosova News 12/01/2023 12/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Diskriminim ndaj mediave shqipfolëse në Bujanoc, Rexhepi kërkon anulimin e konkursit të bashkëfinancimit
15:07 -03/07/2025
Gjykimi ndaj Nagip Krasniqit, sërish deklarohet i pafajshëm për akuzën e korrupsionit
14:57 -03/07/2025
Lansohet fushata ‘Festo me zemër, jo me armë’
14:50 -03/07/2025
Dalin pamjet ku shihet vetura e Diogo Jotas duke u djegur disa minuta pas aksidentit
14:48 -03/07/2025
Ekspozita “Testament” hapet në Galerinë e Arteve në Pejë: Një thirrje për barazi, përfshirje dhe reflektim shoqëror
14:43 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?