KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxholli propozon formulën për diplomacinë: Balancë mes politikës dhe karrierës për ambasadorët e rinj
Politikë

Haxholli propozon formulën për diplomacinë: Balancë mes politikës dhe karrierës për ambasadorët e rinj

Kosova News
Kosova News 17:22 -02/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Fatmir Haxholli, kryetar i Sindikatës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka propozuar një qasje të re për rifreskimin e shërbimit diplomatik, duke kërkuar ndërthurjen e “çelësit politik” me atë të karrierës në procesin e rotacionit.

Sipas tij, për të siguruar funksionalitet dhe përfaqësim efikas në misionet diplomatike dhe konsullore, duhet të bëhet një ndarje e balancuar: të paktën 12 shefa të rinj misionesh të emërohen sipas çelësit politik dhe 15 të tjerë nga radhët e karrierës, ku 10 prej tyre do të ishin për herë të parë në këto pozita.

Haxholli thekson se në diplomacitë e konsoliduara ndërkombëtare, një balancë e tillë konsiderohet thelbësore për ruajtjen e vazhdimësisë institucionale, garantimin e sigurisë strategjike dhe rritjen e efikasitetit në përfaqësim.

Ai vlerëson se Kosova, gjatë 17–18 viteve të ndërtimit të shërbimit diplomatik, ka krijuar një kapital të rëndësishëm profesional që mbështet objektiva strategjike, si anëtarësimi në NATO, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, si dhe zhvillimin e diplomacisë ekonomike, publike dhe fuqizimin e diasporës.

Në këtë kontekst, ai thekson se procesi i rotacionit duhet të garantojë një ekuilibër funksional mes profileve politike – të nevojshme për misionet me ndjeshmëri të lartë strategjike – dhe diplomatëve të karrierës, të cilët sigurojnë profesionalizëm, stabilitet dhe vazhdimësi institucionale.

Haxholli ka përmendur edhe një listë të gjerë emrash që, sipas tij, duhet të konsiderohen për herë të parë për pozitat e shefave të misioneve diplomatike, duke e cilësuar këtë si një mundësi për të sjellë energji dhe perspektivë të re në shërbimin diplomatik.

Ndërkohë, ai ka vlerësuar si “shtyllë të fuqishme” edhe një grup ambasadorësh aktualë dhe ish-ambasadorësh, duke theksuar rolin e tyre në konsolidimin e diplomacisë së vendit.

Në fund, Haxholli nënvizoi se ndërtimi i një shërbimi diplomatik efektiv kërkon një balancim të kujdesshëm mes përvojës, meritës dhe vendimmarrjes politike, me synimin për një përfaqësim shtetëror më të fuqishëm, kredibil dhe dinjitoz.

Postimi i Plotë

Një propozim për ndërthurjen e çelsit politik me atë të karrierës në rotacionin diplomatik!

Kombinimi i duhur për procesin aktual të rifreskimit, respektivisht rotacionit në shërbimin diplomatik, në funksion të plotësimit të misioneve diplomatike dhe konsullore, do të duhej të merrte në konsideratë emërimin e së paku:

• 12 shefave të ri të misioneve sipas çelësit politik; dhe,
• 15 shefave të misioneve sipas çelësit të karrierës (prej të cilëve 10 për herë të parë).

Në diplomacinë e konsoliduar, shërbimin e konsoliduar diplomatik, balanca ndërmjet emërimeve politike dhe atyre të karrierës përbën një shtyllë thelbësore të vazhdimësisë institucionale, sigurisë strategjike dhe dinamizmit në përfaqësim.

Në 17–18 vitet e ndërtimit të shërbimit diplomatik, Kosova ka konsoliduar një kapital profesional që mbështet objektiva strategjike si: NATO, BE, KiE, diplomacia ekonomike, lobimi, diplomacia publike dhe fuqizimi i diasporës.

Në këtë kontekst, procesi i rotacionit duhet të sigurojë një ekuilibër funksional ndërmjet:
• profileve politike (misione me ndjeshmëri të lartë dhe dimension strategjik), dhe
• profileve të karrierës (vazhdimësi, profesionalizëm dhe stabilitet institucional).

Andaj nuk është risi as gjë e madhe të thuhet se tashmë në MPJD për konsiderim si shefa misioni për herë të parë, do të ishte me shumë rëndësi të përfshihen disa nga kolegët në vijim:

Arjan Kashtanjea, Artan Duraku, Asdren Gashi, Avni Hasani, Blerim Xhemajli, Dren Zeka, Fatmire Musliu, Fitim Sadiku, Fitor Murati, Hamdi Reçica, Ilir Muçaj, Kaltrina Ademi, Korab Mushkolaj, Mirjeta Behluli, Mentor Tahiri, Xhelal Shaqiri, Mustafë Avdiu, Prindon Sadriu, Visar Fetaj.

Përderisa nga kontigjenti aktual i ambasadorëve që kanë shërbyer apo shërbejnë do të ishin shtyllë e fuqishme kolegët:

Albesjana Iberhysaj, Astrit Zemaj, Faruk Ajeti, Guner Urea, Lendita Haxhitasim, Valdet Sadiku, Ylber Kryeziu.

Shërbimi efektiv diplomatik kërkon një balancim të matur ndërmjet përvojës, meritës dhe vendimmarrjes politike, me qëllim të garantimit të një përfaqësimi shtetëror të fuqishëm, kredibil dhe dinjitoz.

Me shkuarjen e ish presidentes, znj. Osmani, kjo është një mundësi ideale e krijuar për MPJD-në, a cila shpresojmë që nuk do shkoj në pakathim!

Gjithashtu lexoni:

Dugolli takon kongresistin amerikan, diskutojnë për partneritetin

Gërvalla: Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohet

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK

Nesër pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Basha rikonfirmon përkushtimin e Kosovës për projektet infrastrukturore

Kosova News 02/05/2026 02/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
71%
1 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
36 °C
Wed
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia ndalon kontrabandën në Kamenicë, sekuestron 656 cigare elektronike të fshehura në valixhe
10:15 -27/06/2026
Gjashtë persona grabisin tre shtetase kolumbiane në Prishtinë, vjedhin 4 telefona dhe 300 euro
10:13 -27/06/2026
MINTI publikon çmimet e derivateve, ky është çmimi i naftës për sot
10:08 -27/06/2026
Vdes në QKUK motoristi turk që u aksidentua javë më parë në Prishtinë
10:06 -27/06/2026
Vdes në vendin e punës në Gjermani një 42-vjeçar nga Deçani
10:04 -27/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?