Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë çdo herë në krye të detyrës, siç tha ajo, në mbrojtje të sovranitetit dhe në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi.
Haxhiu në një postim në rrjetin social u shpreh se është për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së grave dhe burrave anëtarë të Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës, si çdoherë në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi. Për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së grave dhe burrave anëtarë të Policisë së Kosovës. Mbështetje e parezervë për ta dhe veprimeve të tyre në mbrojtje të rendit e të ligjit në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
