KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: Po presim dënimet më të larta, krimi mbi Liridonën është alarm që s’duhet të pushojë derisa të ketë drejtësi
Politikë

Haxhiu: Po presim dënimet më të larta, krimi mbi Liridonën është alarm që s’duhet të pushojë derisa të ketë drejtësi

Kosova News
Kosova News 13:04 -05/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën që po mbahet, “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, ka folur për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj e cila u vra ditë më parë, derisa tha se “ishte një rast tjetër ku kemi të bëjmë me femicid”.

Haxhiu theksoi se pas një pune intensive mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë akterët e vrasjes së 30-vjeçares u arrestuan, teksa shtoi se priten dënimet më të larta për këtë krim.

“Kjo ngjarje e rëndësishme vjen pak ditë pas vrasjes së Liridona Ademajt, një tjetër vrasje e një gruaje e porositur nga bashkëshorti i saj, një tjetër ligësi që sjell vdekjen e një gruaje, një tjetër rast që kemi të bëjmë me femicid. Fatbardhësisht pas një pune intensive, akterët e vrasjes së Liridonës janë arrestuar dhe të gjithë presin dënimet më të larta për kryerjen e ketij krimi më të rëndë”, tha Ministrja.

Haxhiu tha para të pranishmëve në konferencë se si shoqëri s’duhet të jemi të qetë derisa të krijohet një shoqëri ku respektohet dinjiteti i vajzave dhe grave, e se krimi mbi Liridonës është alarm që s’duhet të pushojë derisa të kemi një shoqëri ku ka drejtësi e barazi.

“Dje ja dhamë lamtumirën e fundit Liridonës, por ne si shoqëri s’do të jemi të qetë derisa të krijojmë një shoqëri ku respektohet dinjiteti i vajzave dhe grave dhe jeta e tyre. Krimi mbi Liridonën është alarm qe s’duhet të pushoj derisa të mbrojmë një shoqëri ku ka drejtësi e barazi. Kërkojmë drejtësi për Liridonën dhe të gjitha gratë tjera që u vranë nga bashkëshortët e tyre”.

“Çështja e dhunës na përket të gjithëve dhe të gjithë kemi përgjegjësi ta luftojmë”, tha Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kryeministri Kurti flet për rastin e Liridona Ademajt dhe atë të 14- vjeçares në Shkup: Duhen dënime meritore, s’mjafton vetëm arrestimi!

Gjithashtu lexoni:

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë

Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës

Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…

Therandë: Aktakuzë për zyrtarët komunalë – VV kërkon përgjegjësi për keqpërdorimet në ndërtimin e shkollës në Tërrnje

Kosova News 05/12/2023 05/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore
00:35 -09/05/2025
Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë
23:53 -08/05/2025
“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar
23:43 -08/05/2025
Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës
23:15 -08/05/2025
Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…
23:11 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?