KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu për gërmimet në Prekaz: Janë gjetur mbetjet mortore të një individi që i takon kohës së luftës
Siguri

Haxhiu për gërmimet në Prekaz: Janë gjetur mbetjet mortore të një individi që i takon kohës së luftës

Kosova News
Kosova News 17:46 -20/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas gërmimeve në Prekaz të Skënderajt, janë gjetur mbetjet mortore të një individi që i takon kohës së luftës..

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se mbetjet do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe të identifikimit mjeko-ligjor.

“Sot, gjatë vazhdimit të punëve në lokacionin Prekaz i Poshtëm, ekipet e IML-së dhe EULEX, me mbështetjen e policisë, KQPZH dhe ICRC kanë arritur të gjejnë dhe të tërheqin mbetjet skeletore të një individi që i takon kohës së luftës. Mbetjet mortore janë dërguar në IML me ç’rast do t’i nënshtrohen ekzaminimit dhe identifikimit mjeko ligjor”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe, gjatë ditës së hënë ekipet hetimore të mjekësisë ligjore përsëri kanë hasur në mbetje mortore/eshtra në Prekaz të Skenderajt.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka njoftuar zbulimin, duke shtuar se ekziston dyshimi se këto eshtra potencialisht i përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur.

“Edhe sot ekipet kanë hasur në eshtra (mbete mortore) që potencialisht i përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur në Prekaz të Skenderaj”, ka njoftuar Hoti në Facebook.

Gjenden mbetje mortore në Prekaz, dyshohet të jenë të personave të zhdukur në luftë
Më 9 nëntor, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se gjatë gërmimeve që kanë bërë në fshatin Prekaz të Skenderajt, kanë hasur në mbetje mortore/eshtra, që thuhet se gjithashtu mund të jenë të personave të zhdukur.

Mbetjet mortore të një personi të gjetura më 9 nëntor, dyshohet se është vrarë në masakrën e Polacit, ndërsa kërkimet nga ekipet e mjekësisë ligjore, policisë dhe prokurorisë së EULEX-it po vazhdojnë me shpresën se trupat e viktimave të tjera të vrarë gjatë luftës.

Përveç në Kosovë, gërmimet për gjetjet e personave të zhdukur gjatë luftës, tashmë kanë rinisur edhe në Serbi në lokacionin Shtavajl.

Këtë e ka konfirmuar kryesuesi i komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti, i cili thotë se tashmë ekipet e Kosovës kanë nisur punën atje.

Shteti serb kishte ndërprerë gërmimet në Serbi gjatë vitit 2021 në këtë vend dhe që atëherë, institucionet e Kosovës, kishin kërkuar që të lejoheshin gërmimet në vendet ku dyshohet të ketë varreza masive, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Në Kosovë janë ende mbi 1 mije e 600 persona të zhdukur që nga përfundimi i luftës.

Gjithashtu lexoni:

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”

Kosova News 20/11/2023 20/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?