Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu deklaroi nё Radio Dukagjini se ajo nuk ka thёnё se “antarёsimi i Kosovёs nё Kёshillin e Europёs i hapё rrugё padisё pёr gjenocid ndaj Serbisё” siҫ u interpretua nё disa media dhe nga opozita
Deklaratat ministrja i bёri nё njё intervistё dhёnё Radio Dukagjinit ku shtoi se antarёsimi nё Kёshillin e Europёs i hap rrugё qytetarёve tё Kosovёs tё kёrkojnё drejtёsi pёr krimet qё Serbia i ka bёrё nё Kosovё.
Nё intervistё Haxhiu foli edhe pёr punёn e Institutit pёr Krimet e Luftёs ku tha se pёrmes tij qytetarёt do tё mund tё ngrenё edhe padi individuale pёr krime lufte.