Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu pas dështimit që të zgjidhet kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se e vendi duhet të shkojë në zgjedhje, pasi që nuk ka vullnet që të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
“Besoj që është shumë e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. VV tashmë e ka bërë të qartë qendrimin e saj. Duket që ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Ne jemi shumë të gatshëm që t’i presim partitë politike, që të flasim me to për datën e zgjedhjeve. Nëse ata refuzojnë që ta konstituojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës, atëherë është e qartë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, tha Haxhiu.