Vajzat dhe gratë e Lëvizjes vetëvendosje në Prizren, të kryesuar nga kryetarja e GVV-së, Nora Fetoshi sot organizuan pritjen përmbyllëse të vitit.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Fetoshi, i falënderoi gratë dhe vajzat për angazhimin e tyre të palodhshme në VV si dhe i inkurajoi që të mos ndalen në aktivizimin e tyre.
Ndërkaq, kryetarja e përgjithshme e GVV-së, Albulena Haxhiu tha se ky takim u mundëson atyre që të njihen për së afërmi me problemet që i kanë, dhe i adresojnë ato në vendin e duhur, po ashtu ajo i njoftoi gratë lidhur me punët dhe mbështetjen e Qeverisë për forcimin e tyre, sidomos të Ministrisë së Drejtësisë dhe atë të Financave.
Deputetja, Fitore Pacolli, kërkoi nga gratë dhe vajzat që të ndihmojnë në hartimin e politikave që avancojnë dhe fuqizojnë gratë.
Gjithashtu në takim ishin të pranishë m edhe kryetari i Qendrës në Prizren, Artan Abrashi dhe deputeti Arbër Rexhaj.


