Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka thënë se me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali kanë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë të dyja vendeve dhe avancimin interesave të përbashkëta.
“Kënaqësi të mirëprisja Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Shkëmbyem mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm të institucioneve tona në avancimin e interesave të përbashkëta”, ka shkruar Haxhiu pas takimit që ka pasur me kryediplomaten shqiptare.
Kryeparlamentarja ka thënë se bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë mbeten qendrore për zhvillimin e përbashkët dhe për mirëqenien e qytetarëve të të dyja vendeve.
Spiropali ka zhvilluar takime edhe me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, derisa para se të fillonte takimet zyrtare me krerë institucional, ka qëndruar në Prekaz.


