KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu i drejtohet Deliu-Kodrës: Rrëzimi i Ligjit për KPK-në mund të jetë lajm i mirë vetëm për ju
Politikë

Haxhiu i drejtohet Deliu-Kodrës: Rrëzimi i Ligjit për KPK-në mund të jetë lajm i mirë vetëm për ju

Kosova News
Kosova News 12:33 -06/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se shpallja si antikushtetues i Ligjit për Këshillin Prokurorial nga Gjykata Kushtetuese është lajm i mirë për drejtësinë dhe pavarësinë e saj.

Ajo ka thënë se me këtë u vërtetua përpjekja e Qeverisë për ta vënën nën kontroll dhe për ta cenuar profesionalizmin e KPK-së.

“Është hap i mirë drejt mbrojtjes së rendit kushtetues. PDK edhe njëherë e dëshmoi se i shërben interesave të popullit të Kosovës duke mbrojtur rendin kushtetues dhe ngjashëm do të veprojë me secilën nismë të tillë. Ai që e shkel Kushtetutën është super kriminel deklarohej Kurti në opozitë e tash ministrat e tij e kanë shkelur disa herë atë dhe të tillët jo veç që nuk kanë konsekuenca por lartësohen nga kjo Qeveri”.

E, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është përgjigjur Deliu-Kodrës duke thënë se vendimi i gjykatës mund të jetë lajm i mirë vetëm për PDK-në. Ajo ka thënë se për ndrydhje të sistemit të drejtësisë janë përgjegjëse edhe qeveritë e kaluara.

“Zonja Deliu vendimi i gjykatës për Ligjin për KPK-në, nuk është lajm i mirë për drejtësinë por është lajm i mirë vetëm për ju si parti opozitare dhe grupet e interesit brenda sistemit të drejtësisë. Sa kanë ata përgjegjësi e keni edhe ju që e keni ndrydhur e shtrydhur sistemin e drejtësisë. Një nga arsyet se pse ne kemi marrë mbështetje te madhe janë drejtësia dhe punësimi prandaj aktgjykimi është lajm i keq edhe për qytetarët. Unë do të komentoj në vendimet e KGJK kur për të njëjtin projektligj kemi pasur dy opinione pozitive nga Komisioni i Venecias, do të bëjmë ndryshimet pa humbur kohe dhe do t’i sjellim në Kuvend, më vjen keq që duhet të ju dëshpërojmë por nuk do ta lejojmë korporatizmin brenda sistemit të drejtësisë”, është shprehur Haxhiu.

Deliu-Kodra i ka reaguar sërish ministres gjatë diskutimit në Kuvendin e Kosovës duke i thënë se përmes këtij ligji po mundohet ta kapë sistemin.

“Ky shtet themelet e të cilit janë ndërtuar me mund e sakrificë nuk do të shndërrohet në shtet autoritar sado që mundoheni ju që t’ia jepni sundimin sundimtarit Kurti me këtë ligj. Një ministre e drejtësisë që merr guximin të atakojë vendimet e institucioneve të drejtësisë nuk ka vend në institucionet e Kosovës. Unë dua ta pyes kryeministrin Kurti a janë superkriminelë shkelësit e kushtetutës së Kosovës?”

Gjithashtu lexoni:

Krasniqi nga NISMA: Zgjidhja për konstituimin e Kuvendit është vetëm në tryezë të përbashkët

Lushaku-Sadriu: Sot u cenua Kushtetuta e Kosovës

Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen ta bëjë më keq Kosovën

Krasniqi: Kurti dhe LVV po shkelin me vetëdije Kushtetutën – një abuzim i hapur me rendin kushtetues

Tensione në Kuvend – Çitaku akuzon për shkelje Kushtetuese, Dehari thërret sigurimin për ta larguar nga foltorja

Kosova News 06/04/2023 06/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi nga NISMA: Zgjidhja për konstituimin e Kuvendit është vetëm në tryezë të përbashkët
12:28 -29/06/2025
Lushaku-Sadriu: Sot u cenua Kushtetuta e Kosovës
12:24 -29/06/2025
Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen ta bëjë më keq Kosovën
12:21 -29/06/2025
Krasniqi: Kurti dhe LVV po shkelin me vetëdije Kushtetutën – një abuzim i hapur me rendin kushtetues
12:19 -29/06/2025
Tensione në Kuvend – Çitaku akuzon për shkelje Kushtetuese, Dehari thërret sigurimin për ta larguar nga foltorja
11:54 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?