Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar me letër zyrtare kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, dhe anëtarëve të këtij institucioni, duke kërkuar veprime të menjëhershme për hapjen e konkursit për pozitën e kryeprokurorit të Shtetit.
Në letrën e saj që e ka siguruar Telegrafi, Haxhiu ka falënderuar KPK-në për bashkëpunimin institucional dhe ka theksuar nevojën për angazhim më të madh dhe koordinim më të mirë, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.


