KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu foli për fyerjet mes Kurtit dhe Vuçiqit, reagon Zogiani: “Kriminel” nuk është fyerje, po ku i dallon ti këto…
Politikë

Haxhiu foli për fyerjet mes Kurtit dhe Vuçiqit, reagon Zogiani: “Kriminel” nuk është fyerje, po ku i dallon ti këto…

Kosova News
Kosova News 10:14 -02/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një paraqitje televizive mbrëmë Baton Haxhiu foli për detajet e takimit të parë që e ka pasur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai duke dhënë detaje që nuk tregoi se kush ia tha (meqë vetë nuk ka qenë në takim), ka thënë se herët e para Kurti e Vuçiq nuk kanë zhvilluar takim dialogues, por që të dy e kanë fyer njëri-tjetrin.

“E kam lexuar draftin e takimit të parë në Bruksel. Kurti dhe Vuçiq nuk kanë dialoguar në dy takimet e para, kanë fyer njëri-tjetrin. I pari Kurti i ka thënë se ‘ti je djali i Millosheviqit’, ‘Je Millosheviq’, ‘ke vrarë kaq’, pastaj vjen kjo e Vuçiqit, i lutet që të flet në serbo-kroatisht dhe i thotë: Čuti bre budalo, kako bi te ošamario (mshele gojën bre budall, si ta kisha fut një shuplak). Ky ka qenë takimi i parë, ka qenë ofendues deri në atë pikë sa takimet e fundit kanë qenë korrekte, miqësore”., ka thënë Haxhiu gjatë emisionit Pressing në T7.

E për gjithë këtë ka reaguar këshilltari i kryekuvendarit Konjufca, Avni Zogiani, i cili tha se Baton Haxhiu nuk njihet për nodnjë mendimtar, por për shërbime nga më të pistat në fushën e gazetarisë, duke vepruar si një nyje mes shërbimeve të spiunazhit, korrupsionit në politikë, medias, e biznesit.

Zogiani u ndal te fjala e Haxhiu i cili tha se Kurti ka fyer Vuçiqin, duke i thënë kriminel e Millosheviq.

“Kriminel, nuk është fyerje, është akuzë për krime, të cilën siç duket ata shokët e tu që kanë qenë më herët, Baton, nuk ia kanë thanë Vuçiqit! Po ku i dallon ti këto kategori!  Nejse, nuk njihesh për ndonjë mendimtar ti, por për shërbime nga më të pistat në fushën e gazetarisë, tu vepru si një nyje mes shërbimeve të spiunazhit, korrupsionit në politikë, medias, e biznesit”.

Aktivishti e opinionisti Zogiani ka shtuar më tej kritika ndaj Haxhiut, duke i thënë se jep shërbime të ulëta për goxha pagesë.

“Ti Baton nuk shquhesh as paguhesh për ndonjë aftësi, por për faktin se jep shërbime të ulëta në fushën e medias, për pagesa goxha të mëdha… Të njëjtën mund ta kishte bërë kushdo, por nuk e bëjnë sepse vendosin kështu! Pra, një shërbim të pisët për pare, të cilin mund ta bëjnë të gjithë por refuzojnë ta bëjnë, e ka një emër që kësaj radhe s’po e them. Është profesion shumë i vjetër!”, ka shkruar Zogiani.

Gjithashtu lexoni:

Jeton Raka kandidat i LVV-së për kryetar të Kaçanikut

Osmani: Republika e Kosovës garanton të drejta të barabarta dhe përfshirje të plotë për të gjitha komunitetet pa dallim

Osmani pret Rohden: Moskonstituimi i institucioneve ka implikime në procese të tjera të rëndësishme për vendin

Buxheti për zgjedhjet përplas anëtarët e KQZ-së

Arrestohet personi i katërt i dyshuar për “vjedhje në tentativë” në veri

Kosova News 02/03/2023 02/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
few clouds
33° _ 31°
29%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Jeton Raka kandidat i LVV-së për kryetar të Kaçanikut
19:11 -24/06/2025
Tre mënyra efektive për të disiplinuar fëmijët pa u bërtitur dhe pa i ndëshkuar
19:08 -24/06/2025
Osmani: Republika e Kosovës garanton të drejta të barabarta dhe përfshirje të plotë për të gjitha komunitetet pa dallim
18:56 -24/06/2025
Pse nuk duhet të bëni dush me ujë shumë të nxehtë?
18:52 -24/06/2025
Universiteti i Bernës konfirmon se vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë ndodhet në Pogradec
18:48 -24/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?