KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu emërohet koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe ajo në baza gjinore
Politikë

Haxhiu emërohet koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe ajo në baza gjinore

Kosova News
Kosova News 20:45 -07/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është emëruar koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri, ka njoftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Përpjekjet tona për ta çrrënjosur dhunën ndaj grave dhe vajzave janë të vazhdueshme. Për bashkëpunim më të thelluar, me qasje ndër-sektoriale dhe zinxhir institucional të fuqizuar, kemi miratuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave (2022-2026). Si përgjigje ndaj dhunës, po e përmirësojmë edhe kornizën ligjore. Kemi avancuar nëpërmjet definimit të dhunës ndaj grave si vepër penale në Kodin Penal. Po ofrojmë ndihmë juridike falas për viktimat e dhunës në familje dhe me bazë gjinore, pavarësisht gjendjes socio-ekonomike”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë se për t’ua lehtësuar financiarisht përballjen me pasojat e dhunës është miratuar Ligji për Kompensim të viktimave të krimit. Po ashtu ka thënë se është rregulluar baza ligjore për dënime plotësuese për personat që shpallen fajtorë prë dhunë në familje dhe dhunim seksual.

“Për trajtimin e dhunimeve seksuale kemi lansuar Protokollin Shtetëror. Kemi rritur financimin e shërbimeve të strehimoreve për mbi 100% për 2023.Përmes miratimit të projektligjit për shërbime sociale dhe familjare, filluam reformë të thellë për Qendrat për Punë Sociale. Për raportim të unifikuar po krijojmë module të reja në bazën e të dhënave nacionale të dhunës në familje. Për të parandaluar përsëritjen e dhunës, kemi miratuar Kurrikulën për trajnimin e profesionistëve për ofrimin e programeve për kryerësit e dhunës në familje. Ndërsa më 29 nëntor do ta lansojmë Programin Kombëtar për Kryerësit e dhunës ndaj grave”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se duhet angazhim i përbashkët institucional e shoqëror.

“Këtë tani e lehtëson Udhëzuesi për funksionalizimin e mekanizmave lokal kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Ministria e Drejtësisë ka planifikuar mbi 80 aktivitete në kuadër të fushatës “16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në bazë gjinore”, e cila do të hapet me 25 nëntor. Puna në adresimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk ndalet, vazhdon përditë”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?