KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hartohet draft projektligji për sigurime shëndetësore në Kosovë
Shëndetësi

Hartohet draft projektligji për sigurime shëndetësore në Kosovë

Kosova News
Kosova News 09:22 -11/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që nuk kanë sigurime shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë, thotë se në bazë të Programit Legjislativ Qeveritar për vitin 2022, ka hartuar një draft të Projektligjit për sigurime shëndetësore i cili pritet të finalizohet. Ndërsa nga Shoqata e Pacientëve thonë se pa sigurime shëndetësore nuk mund të presin një reformë në shëndetësi dhe çdo ndryshim tjetër që bëhet është vetëm ndryshim kozmetikë.

Kosova është një ndër vendet e vetme që nuk ka sigurime shëndetësore. Qytetarët në Kosovë tash e sa vite vazhdojnë të presin nga qeveritë që t’ua bëjnë sigurimin shëndetësor.

Nga Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën, kanë thënë se Projektligji sa u përket sigurimeve shëndetësore është në proces të finalizimit dhe pas konsultimit me ekspert të jashtëm, do të përcillet për konsultime publike sipas procedurave.

Ministria e shëndetësisë në bazë të Programit legjislativ qeveritar për vitin 2022, ka hartuar një draft të Projektligjit për sigurime shëndetësore.

Zyrtari përgjegjës për hartim dhe finalizim të këtij Projektligji është në proces të finalizimit dhe konsultimit me ekspert të jashtëm në lidhje me përmbajtjen e këtij projektligji, sipas rekomandimeve të Ministrit. Pas përfundimit te të gjitha procedurave administrative, drafti i këtij projektligji do të përcillet për konsultime publike sipas procedurave.

Besim Kodra, nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, ka thënë se sigurimet shëndetësore ndikojnë në cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Por sipas Kodrës, vetëm institucionet që kanë ndikim në  sistemin shëndetësor mund t’i çojnë proceset përpara për sa i përket sigurimeve shëndetësore.

“Pa fillimin e sigurimeve shëndetësore, nuk mund të presim një reformë në sistemin shëndetësor dhe çdo ndryshim tjetër që bëhet në shëndetësi, është kozmetike. Nuk është një ndryshim bazik që i duhet institucionit shëndetësor kosovar. Mirëpo pa ndihmën e institucioneve të tjera që kanë ndikim në sistemin shëndetësor, e pa ndihmën e qeverisë që ka ndikim në sigurimet shëndetësore, vetëm Ministria e Shëndetësisë nuk mundet t’i shtyjë proceset parapara”, tha ai.

Deri më tani për sa u përket sigurimeve shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë, ka hartuar vetëm një draft të Projektligjit për sigurime shëndetësore e i cili ende nuk është finalizuar.

Gjithashtu lexoni:

Zhijovin Nesiq dënohet me 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës

Sot përpjekja e 32-të për konstituimin e Kuvendit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Gërvalla në Tiranë: Arrestimi i Arbnor Spahiut konfirmon që Serbia qëndron pas Banjskës

Kosova News 11/10/2022 11/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Malisheva mëson kundërshtarin për Ligën e Konferencës
16:37 -17/06/2025
Siljanovska-Davkova: Aktualisht nuk ka asgjë më të rëndësishme se politika e zgjerimit të BE-së
16:32 -17/06/2025
Policia zhvillon fushatë vetëdijësuese kundër ngacmimit seksual në Mitrovicën e Veriut
16:17 -17/06/2025
Raportohet për mbi 450 të vrarë nga sulmet izraelite në Iran
15:58 -17/06/2025
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij
15:58 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?