KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hargreaves: Rrugëtimi i Kosovës drejt NATO-s varet shumë nga dialogu
Politikë

Hargreaves: Rrugëtimi i Kosovës drejt NATO-s varet shumë nga dialogu

KosovaNewss
KosovaNewss 22:37 -22/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO rol të madh luan procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Tashmë kemi punuar për së afërmi së bashku në shumë aspekte të sigurisë dhe kjo do ta bënte këtë rrugëtim më të mundshëm, na vjen mirë që kemi bashkëpunuar dhe jemi koordinuar me Kosovën në çështje si mbështetja për Ukrainën dhe nëse flasim realisht rrugëtimi drejt NATO-s varet mjaftë shumë nga dialogu dhe arsyet që i përmenda tani, kjo s’do të ndodhë derisa të gjithë anëtarët e NATO-s janë të gatshëm dhe të kënaqur me atë që është arritur nga Kosova” tha Hargreaves.

Ambasadori Hargreaves tha se krahas dialogut ka edhe gjëra të tjera që mund të bëjë Kosova për të dëshmuar se është e gatshme për një marrëdhënie afatgjatë dhe të vazhdueshme me NATO-n.

 “FSK-ja duhet të ofrojë siguri për personat brenda vendit, por edhe të demonstroj rolin më të gjerë të Kosovës në Evropë dhe gjithashtu edhe si pjesë e arkitekturës së sigurisë Evropiane. E përmenda më herët se sa e fokusuar është qeveria jonë e re në aspektin e bashkëpunimit të sigurisë me Evropën dhe në Evropë, dhe bashkëpunimi ynë i sigurisë me Kosovën është pjesë e marrëdhënies sonë”, tha Hargreaves në Klan Kosova.

Hargreaves tha se dërgimi i draftit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese do të mundësonte përparim në hapat drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Shprehim keqardhje që Kosova nuk ka arritur që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës dhe dëshirojmë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate, realiteti është që Këshilli i Evropës është organi që vendosë për këtë dhe këshilla jonë për Kosovën ka qenë që të dërgojë draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo do të mundësonte pastaj edhe përparim në hapat e mëtutjeshëm”, ka deklaruar Hargreaves.

I pyetur mbi mundësinë që Kosova të futet në agjendë në takimin e radhës së Komitetit të Ministrave, Hargreaves tha se kjo mund të jetë një mundësi për lëvizje pozitive, por se gjithçka varet nga Qeveria e Kosovës.

“Topi është në anën e Qeverisë së Kosovës, ne si anëtarë të Këshillit të Evropës kemi qenë shumë të qartë për atë që ne besojmë se është e nevojshme për të pasur votë pozitive në Komitetin e Ministrave, por mendojmë se situata ka ndryshuar, por Kosova tani e ka të mundshme që të merr votim pozitiv në Komitetin e Ministrave, por mendoj se topi është në anën e Kosovës dhe kjo mund të bëhet në çdo kohë, por ne nuk dëshirojmë të kemi votim të dështuar, sepse e kemi parë edhe në UNESCO ky do të ishte moment shumë negativ dhe këtë duam ta shmangim, por është një mundësi për një lëvizje pozitive”, tha Hargreaves.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

KosovaNewss 22/10/2024 22/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?