KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hargreaves pas takimit me Kurtin: Të formohet Qeveria sa më shpejt dhe të zhbllokohen fondet
Politikë

Hargreaves pas takimit me Kurtin: Të formohet Qeveria sa më shpejt dhe të zhbllokohen fondet

Kosova News
Kosova News 18:01 -12/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesi i detyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u takua të hënën me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, theksoi nevojën për formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re, në mënyrë që të avancohet në çështjet jetike për vendin.

“Pasdite u takova me ushtruesin e detyrës së Kryeministrit Kurti dhe me ambasadorët e tjerë të Quint-it. Inkurajova formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re që të veprojë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke bërë përparim në çështje të rëndësishme, siç janë zhbllokimi i fondeve dhe avancimi drejt integrimeve euroatlantike”, deklaroi njëri nga ambasadorët pas takimit.

Takimi u zhvillua në një kohë kur Kosova ndodhet në proces paszgjedhor, dhe partnerët ndërkombëtarë po u bëjnë thirrje institucioneve të reja që të formohen dhe të funksionalizohen sa më parë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të fillojë konsultimet me partitë politike në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Këtë e konfirmoi këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, tha Kupina.

Më 11 maj, për të katërmbëdhjetën herë më radhë, deputetët dështuan të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit

E-Kosova vjen me dy shërbime të reja

Osmani nderohet me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi” në Austri

Kërkesa për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të rrymës, reagon ZRrE

LDK, PDK dhe AAK konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e presidentes për zhbllokimin e Kuvendit

Kosova News 12/05/2025 12/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Trumpi mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
21:23 -12/05/2025
Liverpooli gjen zëvendësuesin e Alexander-Arnoldit
21:00 -12/05/2025
Ukraina përfundon ratifikimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në
20:57 -12/05/2025
Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit
20:21 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?